15.5 C
Tirana

Biden: Të vaksinuarit plotësisht kundër COVID-19 nuk kanë nevojë të mbajnë maskë

Më datë:

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden tha se të vaksinuarit plotësisht kundër koronavirusit të ri (COVID-19) nuk kanë nevojë të vendosin maskë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Biden dha një deklaratë në kopshtin e Shtëpisë së Bardhë menjëherë pasi Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) të SHBA-së publikoi një udhëzues të ri lidhur me rregullat e COVID-19.

“Sot është një ditë e shkëlqyer në luftën tonë kundër koronavirusit në SHBA”, tha Biden i cili shtoi se “Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve njoftoi se tashmë vendosja e maskës nuk është e detyrueshme për personat që janë vaksinuar plotësisht”.

Pasi nënvizoi se pas këtij vendimi qëndron suksesi i tyre në vaksinim, Biden tha se “Në 114 ditë kemi aplikuar 250 milionë doza të vaksinës. Në 49 nga 50 shtete rastet kanë rënë”.

Ai tha se shtrimet në spitale janë në nivelin më të ulët që nga fillimi i pandemisë e deri më tani. Biden theksoi se është për t’u përgëzuar durimi dhe sakrifica që populli amerikan ka treguar në vitin e fundit.

“Si vaksinim e keni përmbushur detyrën tuaj patriotike. Tani rregulli është shumë i thjeshtë, vaksinohuni ose vendoseni maskën deri kur të vaksinoheni”, tha Biden.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

U arrestua në Shqipëri/ Gjendet i vdekur në burg Faruk Özer, themeluesi i platformës së kriptomonedhave “Thodex”

Faruk Fatih Özer, i njohur si “mbreti” i kriptomonedhave...

Një gotë lëng shege në ditë mund të zvogëlojë rrezikun e bllokimit të arterieve deri në 30%

Një studim i botuar në “American Journal of Clinical...

PS rrëzoi ngritjen e dy Komisioneve Hetimore, Bardhi: Duan të asgjësojnë Parlamentin siç bënë me zgjedhjet e 11 majit

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka zhvilluar një mbledhje...

Nga sot në dy linja urbane të Kamzës çmimi i biletës rritet në 50 lekë, aboneja 1,400 lekë

Qytetarët që përdorin dy nga 10 linjat urbane të...