“Beteja për demokraci do të vijojë pa ndërprerë”, PD në qarkun e Vlorës në mbështetje të Bashës

Më datë:

Pas zgjedhjeve të 25 prillit, kreu i PD, Lulzim Basha u shpreh se ato ishin masakër elektorale, ndërsa shtoi se beteja për demokraci do të vijojë pa ndërprerë çdo çast, çdo ditë, çdo muaj e vit anembanë Shqipërisë.

Në krah të kryedemokratit drejt kësaj beteje, që pason procesin e 25 prillit, PD e Vlorës shpreh mbështetjen e saj ndaj Lulzim Bashës.

Garancinë drejtuesi politik i PD për qarkun e Vlorës, Bujar Leskaj e ka marrë nga takime të zhvilluara me kryetarë e anëtarë të degëve të PD në këtë qark.

Mësohet se z.Leskaj ka zhvilluar takim në degët e PD në Vlorë, Selenicë, Delvinë e Himarë, prej nga ka marrë mbështetje për rrugën e nisur nga kryedemokrati Lulzim Basha pas 25 prillit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rama: Shqipëria po bën hapa përpara, lufta kundër korrupsionit është prioritet

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot më 25 nëntor...

Transporti publik ndalon nesër në mëngjes, shoqata proteston kundër paketës fiskale

Shoqatat e transportit urban dhe interurban kanë njoftuar një...

Eric Wendt në takimin me kreun e SPAK: Ndiqni provat, ndiqni paratë! Jemi krah jush

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka publikuar...

Berisha: Nuk ka paqe me diktaturën, Rama rrezik për ekzistencën kombëtare

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se...