BERZH mbështet me 3 milionë euro investimet e gjelbra në sektorin e ndërtimit

Më datë:

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) po mbështet me një hua 3 milionë euro bankat tregtare, për kreditimin e mëtejshëm të individëve dhe kompanive të ndërtimit me synimin për të përmirësuar standardet e gjelbra në këtë sektor.

Kredia do të mbështetet nga Bashkimi Evropian (BE) përmes Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF) dhe Fondit të Bashkëpunimit Japoni-BERZH.

Huaja e BERZH-it në kuadër të programit Green Economy Financing Facility (GEFF) do të mbështesë eficiencën e energjisë dhe investimet në energjinë e rinovueshme nga banorët individë, kolektivët e banesave, kompanitë e ndërtimit dhe sektori publik.

Me instalimin e suksesshëm të teknologjive të gjelbra, pronarët e shtëpive do të përfitojnë nga pagesat stimuluese që do të arrijnë deri në 20 për qind të vlerës së kredisë.

Ekaterina Solovova, drejtuesja e BERZH për Shqipërisë u shpreh e kënaqur që vazhdojnë të mbështesim tranzicionin e ekonomisë së gjelbër në Shqipëri. “Financimi i GEFF do të mundësojë investime të rëndësishme në ndërtesat e banimit duke rritur eficiencën energjitike, dhe rrjedhimisht sjell uljen e faturave të energjisë për qytetarët shqiptarë dhe kursim energjie për vendin”, vijoi ajo.

Financimi i GEFF do të sigurojë financimin për të mbështetur investimet në teknologjitë e gjelbra me performancë të lartë, materiale të qëndrueshme dhe zgjidhje inovative për banesat dhe ndërtesat e banimit në pronësi private.

Së bashku me aksesin në financa nëpërmjet kredive GEFF, pronarët e shtëpive do të marrin udhëzime për zgjedhjen dhe blerjen e pajisjeve të kursimit të energjisë, të tilla si izolimi, dritaret, pompat e nxehtësisë dhe panelet diellore, të cilat do të reduktojnë emetimet e gazeve serrë, do të ulin kostot e energjisë dhe do të përmirësojnë cilësinë e jetës së tyre.

Programi GEFF i BERZH-it ka ndihmuar më shumë se 18,500 pronarë shtëpish në rajonin e Ballkanit Perëndimor për të përmirësuar efikasitetin e tyre të energjisë. Në përgjithësi, programi ka kontribuar në rreth 260,000 MWh kursime të energjisë dhe një reduktim prej më shumë se 25,000 ton emetime CO2 në vit në Ballkanin Perëndimor.

BERZH, një investitor institucional kryesor në Shqipëri, ku ka investuar mbi 2.1 miliardë euro në mbi 153 projekte në vend deri më sot.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Sula: IKMT dhe IMT do të bashkohen në një strukturë të vetme”

Kryeinspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula gjatë një takimi me...

“Vendimi i European Komision: 160 milionë euro për Ballkanin, përfitojnë tre shtete”

Komisioni Evropian (KE) ua ka ndarë në total 158.9...

“Vendimi i Apelit në GJKKO: Bllako fiton pafajësi pjesore, dënimi zbret në 2 vite”

Apeli i GJKKO ka zbutur dënimin për Alqi Bllako...

Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

Konferenca Vjetore e 28-të e Qendrës Ndërkombëtare të Mikrofinancës...