18.5 C
Tirana

Berlin: Qeveria gjermane miraton 1 miliard euro ndihmë për kulturën

Më datë:

Qeveria gjermane miratoi sot një paketë ndihme për artet, me vlerë 1 miliard euro, me qëllim përmirësimin e mundësive të punësimit për artistët, pas kufizimeve të vendosura kundër COVID-19.

“Duhet të mirëmbajmë atraksionet kulturore dhe vendet e performances”, njoftoi ministrja e Kulturës, Monika Gruetters, në një deklaratë pas një takimi të kabinetit në Berlin.

Një e katërta e financimit do të shkojë për vendet e asistencës për zbatimin e masave higjienike, biletave në internet dhe sistemeve të ventilimit.

Deri në 480 milionë euro kanë për qëllim të ndihmojnë artistët të kthehen në punë me kohë të plotë.

Pjesa tjetër, 150 milionë euro janë siguruar për dixhitalizimin dhe 100 milionë euro do të kompensojnë humbjen e të ardhurave nga pandemia.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

AKU, inspektime në Vlorë, Lezhë, Elbasan për tregtimin e pesticideve

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) po vijon inspektimet në...

AMP arreston për kanosje efektivin e policisë në Krujë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës – Kavajë) nën...

Luarasi: “Barazia gjinore” nuk shton asnjë realitet të ri ligjor, garanton barazi mes dy gjinive

Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi deklaroi sot se...

Silvinjo shpall listën e Kombëtares për ndeshjen ndaj Andorrës dhe Anglisë

Trajneri i Kombëtares, Silvinjo ka publikuar listën e lojtarëve...