Berisha vizitë në Elbasan: Shqipëria meriton dyer të hapura drejt Europës

Më datë:

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një vizitë në qytetin e Elbasanit, me rastin e festës tradicionale të Ditës së Verës.

Berisha uroi banorët e Elbasanit dhe gjithë shqiptarët për Ditën e Verës, të cilën e cilësoi si një nga festat më të lashta që simbolizon shpresën dhe ripërtëritjen.

“Së pari, qytetarëve dhe banorëve të Elbasanit, sot si kryeqyteti i festës për mbarë kombin, u uroj gëzuar Ditën e Verës, festën më të lashtë jo vetëm të shqiptarëve, por edhe të kombeve të tjera. Është një ditë që ngjall shpresë dhe frymëzon ripërtëritje”, u shpreh Berisha.

Ai komentoi gjithashtu zhvillimet politike në vend, duke deklaruar se Shqipëria meriton të ketë dyer të hapura drejt së ardhmes dhe integrimit europian.

Sipas Berishës, është e rëndësishme që qytetarët ta festojnë Ditën e Verës në vitet e ardhshme me më shumë shpresë dhe me perspektivë drejt realizimit të aspiratës për integrim në Bashkimin Europian.

Në përfundim, ai theksoi se qytetarët e Elbasanit dhe të gjithë Shqipërisë meritojnë një të ardhme më të mirë dhe një rrugë të hapur drejt Europës.

Në kuadër të kësaj dite festive, Berisha do të vizitojë panairin e organizuar në qytet dhe do të zhvillojë një takim kafeje me disa familje elbasanase, duke u uruar qytetarëve festën.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kurti: Qeveria do t’u ofrojë leje qëndrimi për 12 muaj studentëve dhe punëtorëve serbë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me përfaqësuesin...

Fier: Sekuestrim pasurish për shtetasin që tjetërsoi të ardhurat e ‘Call Center’

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit...

Ligji për të huajt dhe automjetet, Sorensen takim sot me Kurtin

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun...

Sarandë: Konflikti i të rinjve përfshin armë, policia ndalon përshkallëzimin

Parandalohet përshkallëzimi i një konflikti në Sarandë. Policia e...