16.5 C
Tirana

Berisha: Viktima tjetër do të jetë Vali Bizhga, e autorizon për takime dhe…

Më datë:

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se është i sëmurë nga spiunofobia. Gjatë fjalës së tij në takimin me gazetarët në selinë blu, Berisha tha gjithashtu se Ardian Dvorani doli i poshtëruar dhe se nga mazhoranca mori vetëm 14 vota, duke shtuar se viktima tjetër do të jetë Vali Bizhga.

“Ardian Dvorani nuk mbeti pa u zgjedhur përse e kundërshtoi opozita. Opozita nuk e votoi, por atë e votuan vetëm 18 deputetë në mos gaboj.

14 nga mazhoranca. Ardian Dvoranin do ta bëjmë çështje është simbol i korrupsionit. Rama sheh spiun në çdo person, e ka kapur spiunofobia.

Asnjë shkak tjetër përveç spiunofobisë së Ramës që Dvorani të merrte 14 vota. Dhe e kishin vënë të parin atë. Nëse ky nuk zgjidhej do të dilte Senini. Ky doli i poshtëruar, e nxorrën me 14 vota.

Por fakti që u fut i parë duke i thënë se është bërë një marrëveshje me Bashën se do të votohej Dvorani dhe nga deputetët e Ramës ai merr 14 vota dëshmon se Rama është i sëmurë rëndë nga sipunofobia dhe viktima tjetër do të jetë Vali Bizhga sepse atë e autorizon për takime dhe më pas do të thotë keni bërë shumë takime”, tha Berisha.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Depozitimi i mbetjeve/ PD: Bashkia Durrës i jep 6.2 mln euro kompanisë nën sekuestro nga SPAK

Partia Demokratike akuzon Bashkinë e Durrësit për një tjetër...

Dialogu për krijimin e qeverisë, Vjosa Osmani: Kosova nuk është e izoluar nga partnerët strategjikë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e cila qëndron këto...

“Të dielën ndryshon ora: Ditët bëhen më të shkurtra, netët më të gjata”

Të dielën, akrepat e orës do të kthehen pas. Mes...

Balotazhi në 18 komuna në Kosovë, mbi 1.3 mln qytetarë me të drejtë vote

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka miratuar Listën...