13.5 C
Tirana

Berisha: Vendimi i shkruar në zyrën e Ramës, 3 ditë para skadimit të afatit të regjistrimit

Më datë:

Sali Berisha ka reaguar për herë të parë pas vendimit të Gjykatës së Apelit për vulën e PD, e cila shfuqizoi vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri, duke e kthyer çështjen për rigjykim në Shlallën e Parë.

Nga selia e PD, aty ku dhe priti verdiktin e Gjykatës, Berisha u shpreh se ky vendim është shkruar në zyrën e Edi Ramës dhe se ka si qëllim “likuidimin” e opozitës shqiptare.

Sipas Berishës, vendimi u mor me qëllim 3 ditë para skadimit të afatit për t’u regjistruar në zgjedhje.

“Të dashur demokratë dhe demokrate, mbështetës të PD, qytetarë shqiptarë… sot në darkë Edi Rama komunikoi vendimin e tij me të cilin ka një synim, likuidimin e opozitës shqiptare dhe pluralizmit.

Sot 3 gjykatës në një proces të pashembullt kundër pluralizmit lexuan vendimin e përgatitur kohë më parë në zyrën e Ramës, të paralajmëruar kohë më parë trupit diplomatik ose ambasadorëve të caktuar të akredituar në vendin tonë.

Unë kam besimin më të madh se demokratët janë të vendosur të mbrojnë me çdo kush e çmim pluralizmin politik në vend dhe PD. Vazhdimi i skenarit të filluar me tradhtarin e kombit amerikan McGonigal, sot konkludoi me një vendim të pashembullt në historinë e botës.

Dua të informoj se në procesin gjyqësor, ata të cilët kishin kërkuar zyrtarisht të shpalleshin palë i thanë gjykatës se nuk kemi qenë palë në proces, por gjykatësit lexuan vendimin e shkruar në zyrën e Edi Ramës dhe anuluan tre ditë, pasi e mbajtën 9 muaj, e anuluan 3 ditë para skadimit të afatit të regjistrimit në zgjedhje, vetëm se ishte urdhëruar nga Edi Rama”, tha ai.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Rama përdori gjeopolitikë për të grabitur 50 mln euro

Kreu i PD, Sali Berisha, theksoi se kryeministri Edi...

Leskaj tërhiqet si drejtues politik i PD-së në Vlorë: Pas 2 vitesh lë edhe mandatin e deputetit

Deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj, theksoi sot se...

Momente paniku në zemër të Romës/ Shembet një pjesë e kullës mesjetare “Torre dei Conti”, plagoset një punëtor

Momente paniku janë regjistruar në qendër të kryeqytetit italian,...

GJKKO merr vendimin, ja sa u dënuan ish-deputeti i PS Çyrbja, Altin Hajri dhe Ahmet Masha

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...