I ashpër është treguar kreu i PD Sali Berisha në fjalën e tij pas vizitës në SPAK në zbatim të masë së sigurisë “Detyrim Paraqitje”.
Referuar gjyqtares Irena Gjoka, Berisha u shpreh se drejtësia është e qeverisur nga “zuzarë”, pasi ndërsa amnistohen krimet e gjyqtarëve, të rinjtë dënohen me vite burg për pak gramë mariuhanë në posedim.
“Të kuptojnë shqiptarët çfarë zuzarësh qeverisin drejtësinë shqiptare.
Këta janë turpi i turpeve. Mund të jenë vetëm në narko republikën e Ramës.
Kjo është për çdo qytetar, se Berisha e ka të thjeshtë.
Këta vendosin për drejtësinë e shqiptarëve.
Këta që dënojnë 5 vite një të ri për 2 gram mariuhane, amnistojnë krime të shëmtuara të një gjykatësi që duhet të ketë në burg


