Berisha: Sytë e partnerëve tanë në Evropë janë drejtuar nga opozita

Më datë:

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ndodhet në Bruksel, ku po merr pjesë në 50-vjetorin e Partisë Popullore Europiane (PPE).

Gjatë pjesëmarrjes, Berisha theksoi në një prononcim për mediet se samiti iu përkushtua temave më të mprehta aktuale.

“Së pari, çështjeve të energjisë dhe krizës së krijuar nga lufta në Lindjen e Mesme, goditjet që Irani u ka bërë të gjitha instalimeve të naftës dhe gazit në vendet e Gjirit Persik. U përqendrua në problemin madhor të Ukrainës dhe u shpreh mbështetje e plotë, solidaritet i plotë me Ukrainën, mirënjohje ndaj saj për qëndresën ndaj agresionit rus”, theksoi Berisha.

Sipas tij çështje tjetër që u diskutua në këtë samit ishte konkurrueshmëria në hapësirën e BE.

Berisha shtoi se në këtë samit, partitë anëtare të Partisë Popullore, “rakorduan qëndrimet e tyre për sa i përket luftës në Lindjen e Mesme dhe përballimit të pasojave të krizës energjetike. Rakorduan për mbështetje të fuqishme të Ukrainës dhe marrjen e një seri masash për ndihmë të madhe ekonomike, dhe jo vetëm ekonomike, ndaj këtij vendi që po i reziston agresionit rus”.

Kreu i PD-së tha se gjatë takimeve në samit paraqiti shkurtimisht edhe zhvillimet në Shqipëri.

Sipas tij “zhvillimet në Shqipëri janë dramatike të cilat në çdo aspekt e nxjerrin Shqipërinë jashtë hapësirës evropiane. Besoj se ishte edhe një rast për të shprehur falënderimin për misionin faktmbledhës që solli PPE në Shqipëri, por edhe Parlamenti Evropian”..

“Dua të garantoj shqiptarët se gjithnjë e më shumë mbështetja për opozitën shqiptare bëhet më e madhe dhe dënimi dhe masat ndëshkuese për qeverinë vijnë në rritje”.

Më tej gjatë prononcimit për mediet, Berisha tha se “sytë e partnerëve tanë në Evropë dhe në botë janë të drejtuar tek opozita shqiptare dhe qëndresa ndaj këtij regjimi”.

Berisha shtoi në fund se nga Brukseli i bën thirrje qytetarëve shqiptarë që “më 22 mars në kryengritjen tonë paqësorë të ngremë zërin fuqishëm, të ushtojë në Shqipëri dhe në Evropë dhe në botë zëri i protestës, zëri i kryengritësve paqësorë shqiptarë”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Hungaria bllokon kredinë për Ukrainën, Orban: Pa naftë, nuk ka para

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orbán, ka paralajmëruar se vendi...