12.5 C
Tirana

Berisha shpalos “Paketën e Emergjencës”: Ndryshime në çmimin e naftës, ujit e energjisë

Më datë:

Kreu i PD-së Sali Berisha i është rikthyer bashkëbisedimit të tij online me qytetarët. Në kuadër të paraqitjes së programit të PD-së para zgjedhjeve të 11 Majit, vuri theksin te ‘Paketa e Emergjencës” e cila sipas tij do sjellë ndryshime thelbësore në sektorët kyç të ekonomisë.

“Të vendosim rrogën minimale 500 euro, rrogën mesatare 1200 euro. Të vendosim kartën e konsumatorit për të gjithë shtresat në nevojë, pensionistët, rrogëulëtit, kartë e cila është e barabartë me tre pensione, duke rimbursuar kështu TVSH-në e të gjitha gjërave bazë që blejnë pensionistët. Do të rishqyrtohet në themel çmimi i naftës, jo për të kontrolluar çmimin, ne nuk kontrollojmë çmimin, por ju e dini se Edi Rama u merr qytetarëve shqiptarë 1.1 Euro për çdo litër naftë dhe kjo është një nga taksat më të larta në botë. Taksa ndër më të lartat në botë dhe kontrabanda e rreth 40% të naftës që konsumohet në Shqipëri, bën që ju të paguani një nga çmimet më të larta në botë. Kjo situatë do marrë fund, çmimi i naftës nuk do luhatet kurrë më shumë se 10% më pak ose më shumë se çmimi në Kosovë dhe Maqedoni, që në mënyrë konstante është 30-50% më i ulët“.

“Energjia elektrike do njohë ndryshime thelbësore në çmim. 7 Lekë për 300 kw e parë, për biznesin do jetë 6 Lekë. Ndryshime do njohë edhe çmimi i ujit”, shtoi më tej.

Kryedemokrati foli edhe për procesin e Primareve.

“Primaret do shpallen shumë shpejt. Janë të hapura për shqiptarët kudo që banojnë, brenda dhe jashtë vendit. Ftoj çdo qytetar jashtë vendit të ushtrojë të drejtën e votës dhe të ndihet krenar që me këtë votë ka të gjitha mundësitë të firmosë ndryshimin, rrotacionin.”

I pyetur se a janë të sigurta të dhënat në KQZ, Berisha tha se “PD po bën gjithçka që procesi të jetë transparent”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Burg pa afat për dy të arrestuarit/ Elbasan, masa e sigurisë për ish-ortakun e biznesmenit dhe rojën

Gjykata e Elbasanit ka vendosur sot masën e sigurisë...

Protesta mbahen para parlamentit gjerman kundër projektligjit për shërbimin ushtarak

Një grup protestuesish organizuan një demonstratë para ndërtesës së...

Stuhia “Byron” godet juglindjen e Greqisë

Këto janë pasojat e një stuhie të fuqishme, “Byron”,...