21.5 C
Tirana

Berisha: Raporti i OSBE-së për zgjedhjet, më damkosësi në 33 vjet

Më datë:

Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat, ka vlerësuar raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit, duke e cilësuar atë si “më damkosësin në 33 vite” për farsën elektorale të Edi Ramës.

“Te raporti i OSBE ODIHR rreshtohet batërdia zgjedhore në të gjitha qarqet e Shqipërisë. Asnjë raport tjetër nuk ka pasur aq shumë shkelje e manipulime, sa ai për zgjedhjet e 11 majit”, u shpreh Berisha.

Ai shtoi se raporti evidenton përdorimin e të gjitha resurseve të qeverisë dhe shtetit për të favorizuar qeverinë dhe për të grabitur zgjedhjet.

Berisha tha se lajmi për arratisjen e Tom Doshit nuk është i vërtetë, duke shtuar se informacionet e “SKAP-it të partisë” flisnin për urdhër-arrest. “Tom Doshi nuk është arratisur, por është gënjeshtër që është përhapur nga SPAK, që është faktikisht Qendra Kombëtare e Shpifjeve”, deklaroi Berisha.

Kreu i PD-së foli edhe për skandalin e Aeroportit të Vlorës, të cilin e përshkroi si ngjarjen më të madhe të korrupsionit të qeverisë.

“Një skandal ka shpërthyer këtë javë dhe ky është skandali i aeroportit të Vlorës, që tejkalon çdo skenar tjetër të zhvilluar deri më sot, por edhe çdo skenar filmash. Edi Rama, Belinda Balluku dhe Taulant Balla janë angazhuar me gjithë pushtetin e tyre në favor të një ortaku, e fakti që gjithë qeveria futet për një ortak, do të thotë se është ortak vetë”, u shpreh Berisha.

Ai nënvizoi se shoqëria shqiptare duhet të ngrihet për të mbrojtur votën e lirë dhe tha se raporti i OSBE ODIHR ofron një bazë frymëzuese për mbrojtjen e të drejtave demokratike.

“Kush aspiron votën e lirë, ka një bazë frymëzuese në ligjin ndërkombëtar, tek raporti i OSBE ODIHR-it për zgjedhjet në Shqipëri. Tani i takon opozitës dhe shqiptarëve të japin verdiktin e vet”, përfundoi Berisha.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“SPAK nën hetim zv.kryeministren Balluku, kontroll në dy banesa dhe një zyrë të bashkëpunëtorëve të saj”

SPAK ka kryer kontrolle në banesat e disa bashkëpunëtorëve...

Metsola kërkon reforma para zgjerimit të BE-së

Të 27 udhëheqësit ende nuk janë gati që të...

Gjenerali amerikan Wesley Clark do të dëshmojë në mbrojtje të Hashim Thaçit në Hagë

Gjenerali amerikan Wesley Clark do të dëshmojë në mbrojtje...