13.5 C
Tirana

Berisha: Rama të ndërpresë presionin ndaj Veliajt, e çoi në burgun e Durrësit që t’i mbyllë gojën.

Më datë:

Ka rinisur seanca plenare, pas një pushimi 5 minutësh si shkak i tensioneve në foltore nga deputetët e PD.

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi se kryeministri Edi Rama duhet të ndalë presionet ndaj kryebashkiakut Erion veliaj, i cili ka mbërritur sot në paraburgimin e Durrësit, pas vendimit të marrë mbrëmjen e djeshme nga GJKKO për lënien në fuqi të vendimit për masën e sigurisë “Arrest me burg”. Berisha u shpreh se Veliaj u dërgua në Durrës me urdhër të Ramës në mënyrë që t’i shkojnë në qeli të fortët e krimit.

Berisha: Rama të kthehet urgjent e të ndërpresë çdo lloj presioni ndaj Veliajt që urdhëroi ta dërgojnë në Durrës që ta trajtojë Xhevdet Troplini, që u dërgua atje për t’u kërcënuar që nëse do të mbyllë gojën do të pësojë këtë dhe atë.

Garantoj se gjëja më e vogël po ndodhi në këtë proces, përgjegjësinë do ta mbajë Rama, qoftë ndaj Veliajt, Velicës, prokurorëve dhe gjykatësve. Tërbimi dhe frika e tmerrshme e Ramës është shumë e rrezikshme për vendin. I gatshëm të marrë çdo akt pasi vetë ka marrë fund përfundimisht.

Unë nuk kam parë asnjë militant të PS, kam parë vetëm policët dhe rrogëtarët e bashkisë, çka është absolutisht e dënueshme. Protesta e demokratëve, ajo është një konferencë shtypi që bëj unë aty, unë bëj një konferencë shtypi aty, kurse ky dërgoi policinë bashkiake, e dënueshme në ligj dhe çdo gjë.

Ata rrethuan, të armatosur disa prej tyre, rrethuan Skrapin që po të merrnin urdhër.

Tronditëse është fakti se ka dërguar në qeli në Durrës dhe do i dërgojë Pojën që t’ia mbyllë gojën.

Pra, funksionon me një kod mafioz të tmerrshëm.

Tani kam këtu të dhëna të tjera të tmerrshme, sepse duket se Velica ka bërë garë me Lajla Asadin.

Ju e morët vesh që 1 milion euro e kishte garderobën, fustanet e shoqja e Asadit, Lajla. Ia numëruan kur shkoi në Moskë.

Kurse 867 mijë euro del kjo e Erion Veliajt.

Megjithatë mund t’u them se qindra e qindra artikuj janë përjashtuar nga Skrapi, se ankohen…

Do shihni ju sa janë përjashtuar që nuk janë regjistruar aty fare.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Korçë, zbulohet një pikë e lojërave të fatit, në pranga 25-vjeçari pronar i lokalit

Policia e Korçës ka zbuluar një lokal në qytet...

Sekuestrohen në Sarandë pasuri me vlerë rreth 12 milionë euro

 Prokuroria e Sarandës, sekuestroi pasuri me vlerë rreth 12...

PL: Rritja e çmimit të biletës në linjat Kamëz-Tiranë, pasojë e keqqeverisjes

https://www.youtube.com/live/0ooq6h8FjAA?si=Gvn9fJ3z-Q6-b6vw&t=67 Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun pranë Partisë së Lirisë,...

Kosova pa qeveri: Kurti tregon opsionet e opozitës për zgjedhje ose qeveri të përkohshme

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, pas një...