1.5 C
Tirana

Berisha: Rama nuk njeh gjuhë tjetër veç frikës

Më datë:

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë në një konferencë për mediat, pas mbledhjes së Grupit Parlamentar në seli.

Gjatë fjalës së tij ai u shpreh se protesta e 11 shkurtit do të largojë nga pushteti Edi Ramën, ndërsa tha se kreu i qeverisë ose duhet të japë dorëheqjen, ose do të përballet me probleme të mëdha.

“Përgëzojmë deputetët që kanë firmosur në ngritjen e këtij Komisioni Hetimor. Siguroj se Komisioni ynë do bëhet gjithçka për të zbardhur çdo detaj nga veprimtaria kriminale e Ramës, McGonigal në Shqipëri dhe grupit të tyre.

Duhet të dini se jo vetëm në këtë fushë, por dhe në aspekte të tjera kanë luajtur me interesat jetike të SHBA.

Mos prisni nga SKAP i partisë, McGonigal është ulur këmbëkryq me të. Ne kemi thirrur më 11 shkurt protestën më të madhe të vendit, ju nuk mund të dështoni në rrëzimin e Ramës nga pushteti.

Ai nuk jep dorëheqje dhe nuk njeh gjuhë tjetër veç frikës, dhe ju duhet dhe do dëshmoni se, ose dorëheqjen ose do përballet me probleme shumë madhore”, tha Berisha.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Mjegull në Rrugën e Kombit, policia apel për kujdes të shtuar

Policia Rrugore apelon për më shumë kujdes nga drejtuesit...

BE: Shkëlqime shprese për përdorimin e aseteve: ‘para tani ose gjak më vonë’

Propozimi i Komisionit Evropian për përdorimin e aseteve ruse...

Protesta kombëtare e 22 Dhjetor, Sali Berisha: I japim ultimatum Edi Ramës, të largohet

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se në...

Eksplozivi në banesën e nënës së Gentjan Zotos në Vlorë, zbardhet ngjarja, arrestohen babë e bir

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur para 3 javësh...