Kryetari i PD-së Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama sot si arkitektin kryesor të ikjes së shqiptarëve.
Berisha tha se pasi i dorëzon krimit sistemin TIMS, sistemin memex, pasi i hap dyert për eksport legal dhe ilegal të krimit, Rama vesh petkun e patriotit, e pseudopatriotit dhe shan si një ordiner.
“Sot dua të denoncoj qëndrimet e Edi Ramës, ndaj problemeve të mëdha, dramës shqiptare që luhet në kanalin e La Manche
. Autor kryesor i kësaj drame është Edi Rama. Arkitekt kryesor i kësaj drame njerëzor është Rama.
Janë lidhjet e tij të tmerrshme me korrupsionin.
Janë vjedhjet e tij në afera qindra e qindra milionëshe. Janë rrëmbimi i votës, çka bën këta qytetarë shqiptarë të pashpresë në vendin e tyre. Janë lidhjet e forta me krimin dhe drogën, personalisht të Edi Ramës, Olsi Ramës dhe qeveritarëve të tjerë të vendit.
Rama është angazhuar në një betejë politike të jetës së brendshme të Britanisë së Madhe. I këshilluar nga këshilltarë që duan të shndërrojnë çështjen e shqiptarëve në një çështjes të brendshme për luftë politike, Edi Rama kalon nga një konferencë në tjetrën duke përdorur një gjuhë ordinere.
Gjuhë e cila bazohet në urrejtjen dhe që për interesa të tij është i gatshëm të për5dorë çdo fjalë dhe të mbajë çdo qëndrim.
Kjo që po ndodh me shqiptarët në Britaninë e Madhe është kryekëput vepër e Edi Ramës.
Kjo ikje masive diktohet nga kjo qeveri. Nga kjo qeveri që vret çdo ditë, çdo orë.
Diktohet nga kjo qeveri e cila pasi i dorëzon krimit të gjitha sistemet e sigurisë, të policisë së shëtit.
Pasi i dorëzon krimit sistemin TIMS, sistemin memex, kartotekën e krimit 30-vjeçare të policisë, pasi i hap dyert për eksport legal dhe ilegal të krimit, vesh petkun e patriotit, e pseudopatriotit dhe shan si një ordiner në rrugë.
Edi Rama duhet ta dijë mirë se eksporti i krimit është një nga aktet më të rënda që një vend mund të bëjë ndaj fqinjëve dhe vendeve të tjera dhe se lufta ndaj krimit të organizuar është nga prioritetet më madhore.
Dënoj me forcën më të madhe këto qëndrime të cilat qëndrojnë në themel të dramës shqiptarë që luhen në La Manche.
Hedh poshtë çdo etiketim të shqiptarëve. Kriminele e kryekriminale është qeveria e Edi Ramës, është vetë Edi Rama, ministrat e zyrtarët e tij që arritën në atë shkallë për të zhdukur kontrollin në kufijtë e vendit”, tha Berisha


