Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh sot se qytetarët duhet të ngrihen në protesta, pasi sipas tij, “krimi i organizuar nuk lejon rotacionin e pushtetit”.
Në një konferencë për shtyp, Berisha theksoi se nëse kjo nuk ndodh, farsa e ardhshme elektorale do të rritet.
“Nëse bindemi për realitetin që është, atëherë ne nuk kemi një rrugë të dytë, nuk kemi rrugë tjetër, përveç se të ngrihemi me guximin, të gjithë ata që duan një votë të lirë dhe të përballemi me këtë qeveri, gjersa të rikthejmë votën e lirë ndaj shqiptarëve”, shtoi ai.
Sipas kreut të PD-së, çdo opozitar duhet të analizojë, realitetin ekzistues sot dhe të bindet se, çdo krahasim me realitete të mëparshme, 2006-2009-2012 e me radhë është absolutisht i paqëndrueshëm.
“Jemi në kushtet e një pluralizmi të shtypur, që nuk lejon rotacionin, që burgos krerët e opozitës, që përdor të gjitha burimet e gjithanshme të shtetit në emër të partisë shtet që të marrë zgjedhjet, që përdor bandat për të kontrolluar votat, përdor administratën për të kontrolluar votat. Pra jemi në një realitet, për ta përmbledhur në një fjalë që deklaroi një nga europarlamentarët më të njohur në Bruksel, Michael Gahler; në Shqipëri tha, krimi i organizuar nuk lejon rotacionin e pushtetit”, shtoi ai.
Berisha theksoi se në raportin e OSBE/ODIHR-it janë paraqitur zhvillimet më të këqija të mundshme në një proces zgjedhor të kontrolluar nga qeveria.
“Për të marrë mandatin e katërt, në kundërshtim me ligjin kombëtar dhe ndërkombëtar të zgjedhjeve, organizon 4530 aktivitete përfshi ditën e zgjedhjeve Giro D’Italia për 7 milionë euro një organizate private”,


