7.5 C
Tirana

Berisha: Projektligji i Ramës nuk lejon hetimet parlamentare

Më datë:

Kryetari i grupit të Rithemelimit në Partinë Demokratike, Sali Berisha u shpreh sot se hetimi parlamentar është mjeti i vetëm sot në Shqipëri, me të cilin qytetarët shqiptarë ushtrojnë sovranitetin në kuptimin e kontrollit të pushtetit të qeverisë së tyre.

Gjatë një konference për mediet, Berisha u shpreh se projektligji i Ramës nuk lejon hetimet parlamentare.

“Pasi e bllokoi për tetë herë me radhë, tani ka dërguar ligjin qesharak, i cili kërkon të ruajë privatësinë e tij dhe familjes së tij për të gjitha abuzimet që ata kanë bërë. Kërkon t’i japë mundësi bllokimi çdo lloj hetimi parlamentar, duke përcaktuar në kundërshtim me çdo ligj dhe rregull, mënyrën e zgjedhjes së ekspertit. Nuk beson as në ekspertët e certifikuar nga gjykatat, por beson vetëm në ekspertët që mund të përzgjedhë me votën e tij”, tha ai.

Berisha theksoi se pas betejave të pandërprera të opozitës për të ushtruar të drejtat kushtetuese të popullit opozitar, të drejtat kushtetuese të parlamentit, Edi Rama dërgon në parlament ligjin ku de facto i përjashton mundësinë opozitës që të hetojë, së pari 140 udhëtimet e tij me çarter në dy vite, me të cilat shpenzimi shkon në rreth 22 milionë euro.

Berisha theksoi se “strategjia jonë në parlament vazhdon ajo me skenarët që patë dhe që i mori vesh e gjithë bota”.

“Skenarët tanë janë thirrje për shqiptarët, thirrje për komunitetin ndërkombëtar të shpëtojmë pluralizmin dhe demokracinë në Shqipëri”, tha ai.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Hyjnë në fuqi tarifat e Trump për drurin dhe mobiliet, preken dhe tregtarët e Kosovës

Tarifat e reja të presidentit të SHBA-së, Donald Trump,...

Çela: Gjatë 2024 përfunduam 24 591 çështje, u sekuestruan mbi 234 pasuri

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela raportoi sot në Komisionin...

IKMT heq 290 objekte pa leje pranë aeroportit “Nënë Tereza”

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) është përfshirë...

Protesta e minatorëve të Spaçit, Braçe dhe Tabaku: Greva është legjitime

Rreth 70 minatorë të minierës së kromit në Spaç...