Berisha pret përfaqësuesit e 28 partive nga PPE, fokus zgjedhjet

Më datë:

Një delegacion nga Partia Popullore Evropiane ka mbërritur sot në selinë e PD.

Raportohet se ky është një mision faktmbledhës për zgjedhjet e 11 majit, i ardhur me kërkesë nga Partia Demokratike.

“Mision faktmbledhës i Partisë Popullore Europiane. Ju e dini që janë dy rezoluta shumë të fuqishme për Shqipërinë, njëra është miratuar në Maltë në vitin 2024, tjetra është miratuar në prill të vitit 2025, për zgjedhjet në Shqipëri dhe ka qenë kërkesa jonë që të ketë një mision faktmbledhës për të parë në vend të gjitha zhvillimet.


U jemi shumë mirënjohës. Kanë ardhur përfaqësues të 28 partive simotra në këtë mision.

Për ne është një zhvillim jashtëzakonisht i rëndësishëm. Lidhur me bisedimet dhe të gjitha problematikat, këto takime funksionojnë mbi rregullin e konfidencialitetit, ndaj dhe unë nuk kam ndërmend të bëj publike bisedimet që u zhvilluan.

Natyrisht temë qendrore për një opozitë janë zgjedhjet dhe aty u bë një ekspoze. E keni parë ju librin 1500 faqe me mijëra dokumente.

U paraqitën gjerësisht. U diskutua për narkoshtetin, por këto që po ndodhin, asgjësimin e sistemit të drejtësisë dhe të gjitha këto. Por unë nuk mund të hyj në detaje dhe nuk kam ndërmend, për arsye sepse është rregulli Chatham House që duhet të zbatohet në këto raste”, tha Berisha.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Aksident me vdekje në Berat, makina përplaset me motorin. Humb jetën 60-vjeçari

Një aksident tragjik me pasojë vdekjen është regjistruar në...

Komisioni i Ekonomisë rrëzon nismën për uljen e taksës së qarkullimit të karburanteve

Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat nuk miratoi projektligjin...

Balla: Shqipëria pararojë në procesin e integrimit, lamë pas Serbinë në negociatat me BE

 Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla,...