Teksa ka qenë i pranishëm në sheshin “Skënderbej” aty ku po vijon vaksinimi masiv i qytetarëve kryeministri Edi Rama është pyetur për herë të parë për shpalljen non grata të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Ai nuk iu përgjigj gazetrëve ndërsa shtoi se se është 100% i fokusuar te puna e qeverisë
“Jam 100% i fokusuar te punët, se kemi ndalur punën asnjë ditë gjatë fushatës dhe pas fushatës, sepse ska kohë për pushim.
Jam shumë i vendosur që të çelim një rrugë të re në aspektin e komunikimit publik, dhe do të shmangim ato aspekte që e kanë kthyer jetën publike në një telenovelë.
Për mua ka më shumë rëndësi sa vaksina kryhen, sa përparojnë kantieret e rindërtimit. Ne do të dalim përpara shqiptarëve me programin e angazhimeve konkrete, të tjerat janë…”, u shpreh Rama.
Rama shoqërohej në inspektimin në sheshin “Skënderbej” nga ministrja e Shwndetesise Ogerta Manastirliu, ndërkohë që nga sot ka nisur vaksinimi dhe për punonjësit e transportit publik.


