4.5 C
Tirana

Berisha nga Kavaja: Rama rrëzoi shtyllat e shoqërisë së lirë në vend

Më datë:

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar një takim me mbështetësit në Kavajë është shprehur se kryeministri aktual Edi Rama “shëtiste me serial killera” në makinë kur shërbente si kryebashkiak.

Berisha u shpreh se lidhjet e Ramës me krimin janë universale dhe të njohura, ndërsa shtoi se  kreu i qeverisë ka rrëzuar shtyllat e shoqërisë në Shqipëri.

Sipas tij Rama ka rrëzuar votën dhe ka “vërsulur” banda, kriminelë dhe drogë që qytetarët të mos votojnë të lirë.

“Mos harroni këtu, kujtoj si sot datën 20 shkurt kur në Tiranë do bëhej beteja e madhe për të përmbysur shtatoren e Satanit, mbi 150 0djem e burra u nisën në këmbë për të ardhur dhe u bënë pararojë e asaj beteje. Sot çdo kavajas, të cilët çliruan Kavajën, ka mision të luftojë për çlirimin e vendit.

Kur shërbente si kryetar bashkie, Edi Rama shëtiste në makinë me serial killerë, në vend të mbrojtjes që i ofronte shteti, ai preferonte mbrojtjen me serial killerë. Lidhjet me krimin i kishte lidhjet më të forta të shpirtit të tij.

Unë marr fjalën dhe i them Edi Rama, lidhjet e tua me krimin janë universale dhe të njohura.

Ai ka rrëzuar shtyllat e shoqërisë së lirë dhe ato të rendit demokratik. Ai rrëzoi votën dhe vërsuli në Shqipëri banda, kriminelë, drogë, pushtet dhe çdo gjë që qytetarët të mos votojnë të lirë. Ai vendosi një raport në Shqipëri mes votës dhe krimit”, u shpreh ai.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha vlerëson rolin historik të Kavajës në lindjen e pluralizmit

Në foltoren e mbajtur këtë të enjte në kavajë,...

Fermerët protesta të dhunshme në Bruksel

Qindra fermerë nga vende të ndryshme të Europës marshuan...

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, lirohet nga burgu Arbër Paplekaj

Gjykata e Durrësit ka vendosur sot më 18 dhjetor...