Kreu i PD-së, Sali Berisha nga mbledhja e grupit parlamentar sulmoi ashpër kryeministrin Edi Rama se ky i fundit po bllokon rrugën e integrimit të vendit drejt BE-së.
Ai tha se Belinda Balluku është vetëm sekretaria dhe bashkëpunëtore në vjedhjet.
“Edhe Belinda dhe dy Lindat janë Rama vetë. Lubia ka qenë sekretare, noterë e vjedhjeve të tija, nga bashkia deri më sot, që ka ndarë pasuri me të. Tani duan që shqiptarëve t’u mbyllen dyert e integrimit në BE. Është moment jashtëzakonisht kritik. Këto akte e përcundojnë vendin, sa askush s’merr përsipër që të na ndihmojnë. Jemi bërë gaz i dheut. Tregjet e basteve merren të parashikojnë nëse Rama do të bjerë këtë vit apo jo, ta imagjinojë çdo shqiptar se ku jemi katandisur. Koha është përgjegjësi e qytetarëve”


