20.5 C
Tirana

Berisha komenton seancën e Veliajt: U shkelën procedurat ligjore të arrestimit të tij

Më datë:

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për shtyp ditën e sotme, 31 tetor, nga selia blu, ka komentuar seancën gjyqësore të ish-kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, që po mbahet në Gjykatën Kushtetuese.

Fillimisht, Berisha kujtoi protestat që opozita ka kryer përpara Bashkisë së Tiranës, duke i cilësuar si “të shkëlqyera”

Nuk e di nëse e ndoqët seancën publike të Gjykatës Kushtetuese.

Unë u them ju se një nga protestat më të shkëlqyera dhe më të rëndësishme që ka bërë PD, dega e Tiranës, por edhe të tjerë nga ardhur nga Shqipëria, është protesta për arrestimin e Erion Veliajt”, tha Berisha.

Kryedemokrati solli paralelizmin që Veliaj bëri në seancën gjyqësore me FARC-un në Kolumbi, duke u shprehur kështu Berisha se ish-kryebashkiaku nuk u arrestua sipas procedurave ligjore demorkatike.

Një kryetar bashkie që ka firmosur mbi një incenerator 130 milionë euro dhe nuk i gjendet as nami dhe as nishani. Nuk është hetuar për të se është Edi Rama mbi firmën e tij. Kjo është e vërteta, që ta dini. Është Edi Rama. Ndaj dhe ai, që ka pasur këtë dosje që ne e kemi sulmuar me qindra herë, që ti je i tillë dhe ti je i atillë, nuk e hetove, nuk e more, ai, të jemi realistë, për të marrë o do të merrte të dy, ose do ishte i padrejtë dhe i pandershëm. Të dy nuk i merrte dot.
Por, por një gjë i tha publikut sot Erion Veliaj. Çfarë i tha? Kaq vite më parë, në X qytet të Kolumbisë, FARC-u rrëmbeu kryetarin e bashkisë. Ai bëri paralelizëm që FARC-u më rrëmbeu edhe mua në Bashkinë e Tiranës.
Por, po të kemi parasysh procedurat ligjore të një vendi demokratik, ne nuk mund të themi se ato nuk u shkelën tërësisht njëlloj si ato të FARC-ut. Të themi të vërtetat”, tha ai.

Sakaq, Berisha e thekson se Partia Demokratike e mbështet arrestimin e Veliajt, por nuk u bë sipas procedurave ligjore të një shteti demokratik. Kreu i PD-së risolli në vëmendje se në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, anëtarët e opozitës kërkuan prezencën e Veliajt, si një e drejtë që atij i takonte, për të vënë në theks mbrojtjen e lirive dhe të procedurave ligjore.

Ne e kemi mbështetur dhe e mbështesim arrestimin e tij, dënimin, etj, por prapë duhet të jemi të drejtë.
Vazhdojmë prapë, pse kjo ngjashmëri me FARC-un. Gjykatëses i thotë se fakti që jam këtu dhe më thirrët është shembull i ligjit, më njohët një të drejtë ligjore, por në Këshillin Bashkiak bënë 9 vendime brenda ditës. U bënë 9 vendime brenda ditës, imagjinoni, se si të lani duart me mua, dhe u lumtë këshilltarëve tanë, që ndonëse kishin një armik përballë, por në çdo rast të drejtat e njeriut janë më thelbësoret. Kërkuan me insistim që ai të dëgjohet në sallën e këshillit. Kërkuan me kërkesë të veçantë që ai të sillej, të dëgjohej.
Jo, tha, nuk munda. Pse i solla këto dy shembuj? Jo, aspak se ai është as i penduar, as i pafajshëm. Jo, jo. Por prapë në një vend demokratik, procedura është themelore. Është përcaktuese për të drejtat e njeriut, për shtetin ligjor, për të gjitha.
“, tha Berisha.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Pas avokates së saj, zv.kryeministrja Belinda Balluku paraqitet në SPAK

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur në ambientet e Prokurorisë...

Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet që parashikohen

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea...