Në një kohë kur maxhoranca do të mbledhë të gjithë komisionet online, për të shmangur çdo tentativë të opozitës për të prishur mbledhjet, vjen një reagim nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Ai ironizoi mbledhjen e komisioneve online, duke marrë shkas nga kaosi i krijuar në mbledhjet e fundit, pasi deputetët e opozitës parambrojnë jonormalitet.
“Rama ka tmerr, ata janë deputetë (deputetët e PD të përjashtuar).
E morët vesh, Edi Rama kaloi në klandestinitet Parlamentin, një klandestinitet me ballkavare dhe tallavara.”, tha Berisha.


