Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalën e tij të mbajtur në “Foltoren 2” përpara kryeministrisë ka falënderuar qytetarët simpatizantët e PD për mbështetjen e dhënë.
Berisha theksoi se vendi ka qeverinë më të korruptuar dhe më anti-shqiptare. Gjithashtu shtoi se “kjo qeveri do të mbahet mend si qeveria më hajdute që ka pasur ndonjëherë kombi shqiptar”.
“Të dashur demokrate e demokrate që jeni sot këtu në këtë Foltore, një përshëndetje të përzemërt , të gjithë opozitarëve, shqiptarëve që me zemër dhe me shpirt dënojnë pa rezerva këtë qeveri, e cila do të shkruhet në muret e kohërave si qeveria më antishqiptare, më hajdute që ka njohur ndonjëherë kombi shqiptar. Unë ju sjell përshëndetjet më të përzemërta nga përfaqësues të 115 partive të djathtë nga të katër kontinentet. Vij sot nga San Paolo për t’ju garantuar që kemi më shumë miq se kurrë. Në betejën me të keqen që përballemi nuk jemi vetëm, por me mbështetje nga njerëzit e lirë. Nga njerëzit që duan lirinë dhe të vërtetën në mbarë botën. Ju shpreh mirënjohjen më të thellë të gjithëve ju këtu. Tre ditë në asamblenë e përgjithshme mund tu them se çështjet me kryesore natyrisht ishte Ukraina e para dhe shpreh solidaritet të plotë për kombin Ukrainës, u dënua me forcën më të madhe agresion rus. Dua të them se Diktatori i Venezuelës njësoj si Ramaduro në Tiranë vidhte çdo zgjedhje”, tha mes të tjerash Berisha.


