13.5 C
Tirana

Berisha kërkon Ramën në Parlament: Ku je o Edvin?

Më datë:

Në seancën plenare, kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Gjatë fjalës së tij, Berisha kërkon që Veliaj të hetohet nga Prokuroria e Posaçme për inceneratorin e Tiranës apo dosjen 5D, teksa kërkon Kryeministrin Rama në sallën e Parlamentit.

Sali Berisha: Ku je Edvin, sa miliona ke marrë me bashkëshorten tënde? Ku je o Çuç, sa para ka marrë Delina nga paratë e krimit të Sorosit? Ku jeni ju që me praktikat e Sorosit rikthyet burgosjet politike, torturat politike? A keni turp apo nuk keni turp ju? Ilir Meta ishte njëri prej jush dhe e torturuat në publik. Dora e secilit prej jush është në atë goditje përderisa duroni në krye një padrino. Përderisa duroni një armik të egër të plurlizimit. Ku është Rama? Iku nga Shkodra. Ku është Edi Rama, ti shoqja e Erion Veliajt? Na e thuaj pak ku e ke Erionin tani? Po çfarë menduar ju se me mercenarë si Dumani do të shkatërronit pluralizimin në Shqipëri? A e morët vesh mesazhin sot apo jo?

I them Edi Ramës se nuk mund të fshihesh pas fustanit të Xoxës dhe Veliajt sepse populli i Tiranës ka protestuar 42 javë rresht për arrestimin e tij. Por për turpin e atyre që për të mbrojtur Ramën nuk e akuzojnë për inceneratorin e Tiranës. Nuk e akuzojnë. Kush është ajo 5D? Ku e keni? Silleni këtu Belindën. Nuk e akuzojnë për 5D, për taksat. Erion Veliaj është një hajdut. Nuk mund të tallet Dumani me qytetarët shqiptarë. Ai nuk e di se nga Bashkia shkojmë atje poshtë. Ku shkuan ato 12 chartera, a nuk kthyen ata në leje ndërtimi me firmën e Ramës? Kujt do ja shisni ju? Ku jepet leje në Shqipëri pa firmën e Ramës? Veliaj ishte një vasal i shipifur i Sorosit, por shtyllë kryesore e tyre në Shqipëri ishte Rama. Është radha jonë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Korçë, zbulohet një pikë e lojërave të fatit, në pranga 25-vjeçari pronar i lokalit

Policia e Korçës ka zbuluar një lokal në qytet...

Sekuestrohen në Sarandë pasuri me vlerë rreth 12 milionë euro

 Prokuroria e Sarandës, sekuestroi pasuri me vlerë rreth 12...

PL: Rritja e çmimit të biletës në linjat Kamëz-Tiranë, pasojë e keqqeverisjes

https://www.youtube.com/live/0ooq6h8FjAA?si=Gvn9fJ3z-Q6-b6vw&t=67 Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun pranë Partisë së Lirisë,...

Kosova pa qeveri: Kurti tregon opsionet e opozitës për zgjedhje ose qeveri të përkohshme

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, pas një...