4.5 C
Tirana

Berisha: Intelektualët të mbeten kritikë ndaj pushtetit

Më datë:

 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, teksa mori pjesë në promovimin e librit të publicistit Ndriçim Kulla, i kërkoi intelektualëve të mbeten kritikë ndaj pushtetit.

Berisha tha se “ky libër pra është një kushtrim, një thirrje për çdo intelektual, të mos harrojmë kurrë se ai duhet të jetë grindës i përjetshëm me pushtetin. Njeriu modern është njeri kritik. Ndriçim Kulla ka bërë të veten, ka lëshuar kushtrimin.

Edhe njëherë, ndjehem pafundësisht mirënjohës për këtë kryevepër të letërsisë politike, jo vetëm shqiptare, por me bindjen time më të thellë, europiane dhe botërore”

Kreu i PD, tha se “asnjë komb tjetër nuk ka kontribuar në lirinë e shqiptarëve sa kombi amerikan. Por ky komb ka pasur edhe në të shkuarën e tij njollat e zeza të grushteve të shtetit”.

“Historia tregon se rrëzimi i Mosadekut në Iran ishte një nga gabimet më të mëdha historike që u bë, dhe u rrëzua nga shërbimet e fshehta anglo-amerikane.


Ky nuk është i vetmi grusht shteti. Në Shqipëri, Sekretari i Shtetit, administrata u angazhua në një grusht shteti. Shpesh i shoh njerëzit që kur e dëgjojnë këtë fjalë, habiten. Jo, është e vërtetë kjo.

Dhe prapë, një mijë herë do e shpjegoj. Sovraniteti i një vendi është i jashtëm, ka integritetin territorial, pavarësinë. Por është edhe i brendshëm. Sovraniteti i jashtëm është shkretëtirë nëse kombet nuk kanë edhe sovranitetin e brendshëm.

Në diktaturë nuk ka sovranitet të brendshëm, ka sovran që ka të gjithë pushtetin në duart e tij”, u shpreh Berisha.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

SPAK nën hetim: Dy të rinj dhe pasuritë e tyre pas vjedhjes masive prej 15 mln euro

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...

Qofte Speciale pa Mish

Kuzhina shqiptare është fantastike në larminë e gatimeve të...

Arkeologët hapin një varr 2,600-vjeçar në Itali, habiten nga ajo që zbulojnë

Një zbulim i rrallë arkeologjik në Itali ka nxjerrë...

Claude i Anthropic ngjitet në krye të App Store në SHBA

Chatboti i Anthropic, Claude, duket se ka përfituar nga...