Berisha: Është i pavdekshëm në altarin e lirisë të kombit

Më datë:

Përkujtohet ditën e sotme 25-vjetori i vrasjes së Azem Hajdarit. Kreu i PD-së, Sali Berisha tha se Hajdari është një nga figurat më të rralla të historisë kombëtare.

Azem Hajdari edhe sot pas 25 vitesh Ai u shndërrua në një magnet të fuqishëm të rinisë studentore, një lider epik me guximin e tij, i cili në një kohë të shkurtër gjunjëzoi diktaturën. Ekzekutimi i tij, para selisë së PD, është vrasja shtetërore më e rëndë në historinë e shqiptarëve.

Është atentati më makabër! Azem Hajdari, edhe sot pas 25 vitesh, është i gjallë dhe i pavdekshëm në zemrat e atyre që jetuan diktaturën dhe panë te ai, shpëtimtarin e tyre. Është i pavdekshëm dhe i përjetshëm në altarin e lirisë të kombit shqiptar.

Kurse ata, që në një akt hakmarrje primitive, organizuan pritën dhe e ekzekutuan atë, do të mbeten të damkosur përjetë për krimin më të shëmtuar politik të kohërave.

Azem Hajdari është një kushtrim i gjallë për të gjithë shqiptarët, që sot të ngrihemi, të përmbysim diktaturën e drogës, diktaturën e krimit, diktaturën e vjedhjeve të pasardhësit direkt të njërit prej xhelatëve më të pamëshirë të kombit në histori, Edi Ramës”, tha Berisha.

Ditën e sotme u krye një marshim nga grupimi “Dhjetori ‘90” nga sheshi “Nënë Tereza” drejt Memorialit të Azem Hajdarit. Ish-studentët u ndalën para kryeministrisë për të mbajtur një minutë heshtje.

Të pranishëm në ceremoni ishin dhe përfaqësues të tjerë të PD-së. Ndërkohë po sot në selinë e PD do të zhvillohet një takim solemn për Azem Hajdarin.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Deputetët ratifikojnë marrëveshjen për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë ratifikuar marrëveshjen ndërkombëtare...

Ish-ministri në fokus të SPAK, kërkohet rikthimi në burg i Lefter Kokës

Dy muaj nga vendimi i apelit të posaçëm që...

Kërkoi pafajësinë, Gjykata e Posaçme e Apelit lë në fuqi vendimin për Jurgis Çyrbjen

Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi vendimin...

Emërohet zëvendësinspektorja e Lartë e Drejtësisë

Inspektori i Lartë i Drejtësisë zhvilloi procedurën për përzgjedhjen...