Belind Këlliçi nën hetim për falsifikim të diplomës, nëndrejtoresha e “Harry Fultz” thirret në SPAK

Më datë:

SPAK ka thirrur nëndrejtoreshën e një instituti arsimor, Brikena Baxhakun në lidhje me kallëzimin ku pretendohet se drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi ka falsifikuar diplomën e gjimnazit.

Baxhaku është thirrur në SPAK si një person që ka dijeni mbi rrethanat e çështjes, ku ka dhënë dëshminë e saj për afro 2 orë.

Sjellim në vëmendje se në Dhjetor të 2024-ës, Këlliçi ka dëshmuar në SPAK lidhur më këtë kallëzim. Pas daljes nga Prokuroria, Këlliçi mohoi pretendimet se ka bërë deklarim të rremë lidhur me diplomën e shkollës së mesme.

“Nuk jam një person anonim që nuk me njeh askush. Mund të shkoni të shikoni dëftesën e 8-vjeçares dhe të shkollës së mesme dhe të kuptoni se kush është Belind Këlliçi. Edukimi im është arma ime më e fortë dhe krenaria më e madhe e jetës sime.

Një nga krenaritë e mia të jetës është që kam denoncuar korrupsionin që ndodh çdo ditë në Bashkinë e Tiranës.

Është një nga aferat më të mëdha korruptive në Evropë”, tha ai.

Këlliçi u shpreh se kushdo që ka diçka në raport me të duhet t’i dalë përballë teksa shtoi se asgjë nuk mund ta stepë apo t’i mbyllë gojën atij dhe PD-së për të denoncuar aferat korruptive.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ekipi i ri i Demo-s për pushtetin vendor, prioritet shërbimet

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, prezantoi sot...

Policia ndërhyn te Kuvendi, protestuesit largohen nga hyrja

Forcat e policisë kanë ndërhyrë pranë ambienteve të Kryesisë...

Profili i kreut të ri të Gjykatës së Lartë, Ilir Panda

Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë...

GJKKO jep 110 vite burg për grupin e mashtruesve

Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi sot më...