4.5 C
Tirana

Belgjika shënon rritje të rasteve me COVID-19

Më datë:

Belgjika po shënon një rritje të rasteve të të infektuarve me koronavirusin e ri, paralajmëruan të mërkurën zyrtarët e shëndetësorë.

Këshilli Kombëtar i Sigurisë do të mblidhet të enjten për të shqyrtuar mundësinë e shtyrjes së masave të izolimit.

“Situata nuk është pa rrugëdalje, ne ende mund të ndryshojmë rrjedhën e ngjarjeve, por duhet të veprojmë shpejt”, tha zyrtari shtetëror për çështje të pandemisë, Boudewijn Catry.

Numri mesatar i rasteve të raportuara me koronavirus midis 12-18 korrikut ishte 184.

Kjo shifër shënon një rritje prej 89% të numrin mesatar të rasteve në krahasim me një javë më parë.

Belgjika, ku gjendet selia e BE-së dhe NATO-s, është një nga vendet më të goditura në Evropë nga pandemia e koronavirusit, shkruan Rel.

Rreth 64.258 raste janë regjistruar që nga fillimi i pandemisë. Prej tyre 9.805 kanë vdekur.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Plagosje fatale në Kavajë, 47-vjeçari ndërron jetë”

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj...

Qofte me lëng

Përbërësit: 500 g mish i grirë, 2 qepë mestare ose 1...

Reagon Komuniteti Mysliman: Gaz lotsjellës te Namazgjasë, besimtarët u dëmtuan

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka ndjekur me vëmendje ngjarjen...