Beja takim me përfaqësues të bizneseve nga Kosova për përmirësimin e procedurave të tranzitit

Më datë:

Drejtori i Përgjithshëm, Besmir Beja, priti në një takim një grup përfaqësuesish të bizneseve nga Kosova, të cilët operojnë kryesisht në sektorin e tekstilit dhe këpucëve dhe që përdorin Portin e Durrësit për importin e mallrave nga vendet e treta drejt Kosovës.

Takimi u zhvillua në një frymë të hapur bashkëpunimi dhe dialogu konstruktiv, me fokus diskutimin e procedurave të tranzitit të mallrave dhe identifikimin e mundësive për përmirësimin e mëtejshëm të tyre, duke ruajtur njëkohësisht standardet e kontrollit doganor.

Gjatë bashkëbisedimit, përfaqësuesit e bizneseve paraqitën disa nga shqetësimet dhe sfidat që hasin në procesin e tranzitit të mallrave përmes Portit të Durrësit drejt Kosovës, veçanërisht në lidhje me kohëzgjatjen e kontrolleve dhe kostot e lidhura me to. Ata theksuan rëndësinë që ka për bizneset një proces tranziti i parashikueshëm dhe efikas, duke nënvizuar gjithashtu mbështetjen e tyre për masat që synojnë luftën kundër informalitetit dhe kontrabandës.

Nga ana e tij, kreu i DPD-së, Beja, vlerësoi dialogun me komunitetin e biznesit si një element të rëndësishëm për përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve doganore dhe për forcimin e bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Kosovës. Ai shprehu gatishmërinë e administratës doganore për të shqyrtuar me kujdes çështjet e ngritura gjatë takimit dhe për të identifikuar zgjidhje që lehtësojnë procedurat, pa cenuar integritetin e kontrollit doganor.

Në këtë kuadër, u diskutuan edhe disa propozime konkrete që lidhen me organizimin më të mirë të procesit të inspektimit të kontejnerëve, përmirësimin e komunikimit me bizneset përmes operatorëve të autorizuar të transportit dhe rritjen e transparencës në njoftimin dhe planifikimin e kontrolleve.

Të dyja palët vlerësuan rëndësinë që ka Porti i Durrësit si një nga portat kryesore të tregtisë për rajonin dhe theksuan se funksionimi sa më efikas i procedurave të tranzitit është në interes të përbashkët për zhvillimin ekonomik dhe për lehtësimin e tregtisë së ligjshme ndërmjet dy vendeve.

Përfaqësuesit e bizneseve nga Kosova shprehën vlerësimin për pritjen dhe gatishmërinë për dialog nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, duke theksuar besimin se bashkëpunimi do të vijojë të forcohet edhe më tej në të ardhmen.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Tavë me pulë, spinaq dhe angjinare

Nëse jeni duke kërkuar një ide të re për...

iPhone i palosshëm i Apple thuhet se do të lansohet në vjeshtën e vitit 2026

Apple pritet të njoftojë një iPhone krejtësisht të ri...

Vetëdorëzohet ish-deputetja e Agimit të Artë, Eleni Zaroulia! Lidhja e saj me krimin

Ish-deputetja e Agimit të Artë, Eleni Zaroulia, është vetëdorëzuar...

Bardhi: Mazhoranca kërcënim për pavarësinë e drejtësisë dhe integrimit europian të Shqipërisë

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi,...