13.5 C
Tirana

Begaj, takime në Delvinë: Të ndikojmë në mirëqënien e jetës së qytetarit

Më datë:

Presidenti Bajram Begaj kreu sot një seri takimesh në Delvinë ku u takua me përfaqësues të pushtetit lokal, të biznesit, etj.

Presidenca njoftoi se gjatë takimit me kryetaren e bashkisë së Delvinës, Majlinda Qilimi, Presidenti Begaj u ndal tek sfidat dhe problematikat që ka qyteti i Delvinës.

“Delvina është një qytet me vlera në historinë e Shqipërisë, me vlera në kulturën shqiptare dhe vizita ime sot është shenjë e rëndësisë që ka ky qytet dhe kjo bashki. Me kryetaren diskutuam rreth çështjeve që e shqetësojnë më shumë komunitetin e Delvinës, bashkisë së saj. Është e rëndësishme që çdonjëri nga ne që ka një detyrë publike duhet të dëgjojë qytetarin, të kujdeset për shqetësimet që ata kanë dhe të ndikojë në mirëqënien e jetës së qytetarit,” tha Presidenti Begaj.

Presidenti vizitoi gjithashtu dhe Muzeun e Historisë dhe Etnografisë të Delvinës. “Është një muze i realizuar me kontributin e të gjithë qytetarëve të Delvinës. Do të doja të falënderoja çdonjërin prej tyre për kontributin dhe vullnetarizmin në këtë promovim të vlerave të historisë së qytetit të Delvinës,” tha Presidenti gjatë prononcimit të tij.

Gjatë ndalesës në Delvinë, Presidenti realizoi një takim me një biznes të zonës në fushën e bimëve medicinale.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Rama përdori gjeopolitikë për të grabitur 50 mln euro

Kreu i PD, Sali Berisha, theksoi se kryeministri Edi...

Leskaj tërhiqet si drejtues politik i PD-së në Vlorë: Pas 2 vitesh lë edhe mandatin e deputetit

Deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj, theksoi sot se...

Momente paniku në zemër të Romës/ Shembet një pjesë e kullës mesjetare “Torre dei Conti”, plagoset një punëtor

Momente paniku janë regjistruar në qendër të kryeqytetit italian,...

GJKKO merr vendimin, ja sa u dënuan ish-deputeti i PS Çyrbja, Altin Hajri dhe Ahmet Masha

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...