Begaj: Besëlidhja e Lezhës mbetet standard sjelljeje politike dhe institucionale

Më datë:

Presidenti Bajram Begaj përkujtoi sot 582-vjetorin e Besëlidhjes së Lezhës, një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë së popullit shqiptar gjatë periudhës së mesjetës dhe të tërë historisë kombëtare.

Begaj nënvizoi se “Besëlidhja e Lezhës është një moment i rëndësishëm historik ku triumfoi bashkimi mbi përçarjen, përgjegjësia mbi ambicien personale, interesi i përbashkët mbi interesin individual”.

“Sot, 582 vite më pas, ajo mbetet një standard sjelljeje politike dhe institucionale. Një kujtesë se forca jonë si komb nuk ka qëndruar vetëm në trimëri, por në bashkërendim, vizion dhe udhëheqje me përgjegjësi”, shkruan Begaj.

Begaj shtoi se “nën frymën e vizionit të Gjergj Kastriotit, Skënderbeut, shqiptarët vepruan si një trup i vetëm dhe u bënë pjesë e historisë evropiane të qëndresës, dinjitetit dhe lirisë”.

Besëlidhja e Lezhës u mbajt në Kishën katedrale të Shën Kollit në qytetin e Lezhës, aty ku sot gjendet edhe memoriali i Gjergj Kastriot Skënderbeut,

Kuvendi i Lezhës u krijua si një aleancë politike dhe ushtarake e fisnikëve shqiptarë kundër pushtuesve osmanë. Përpara se të mblidhej kuvendi, Gjergj Kastrioti zhvilloi një sërë takimesh me bujarët shqiptarë, duke i bindur ata se vetëm duke qenë të bashkuar do t’i bënin ballë armikut të përbashkët. Në Kuvend u mblodhën përfaqësues të principatave shqiptare nga veriu në jug, ku më të rëndësishmet ishin Arianitasit, Dukagjinasit, Balshajt dhe Topiat, ndërsa nga pikëpamja ballkanike në të mori pjesë dhe princi i Malit të Zi.

Çështja kryesore e thirrjes së Kuvendit ishte bashkimi i gjithë forcave në luftën kundër osmanëve.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ndërron jetë aktorja Jennifer Runyon Corman, e njohur nga “Charles in Charge”

Aktorja amerikane Jennifer Runyon Corman, e njohur për rolin...

Mentor Cuku emërohet Zëvendësdrejtor i Byrosë Kombëtare të Hetimit

Në përfundim të një procesi konkurrues dhe transparent për...

Rama kundër kundërshtarëve të Porto Romanos: Projekti do ecë përpara

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e mbajtur sot në...

G7 shqyrton lirimin e rezervave emergjente të naftës për të frenuar rritjen e çmimeve

Ministrat e Financave të vendeve të G7 do të...