BE përshëndet vendosjen e armëpushimit në Libi

Më datë:

Bashkimi Evropian (BE) njoftoi se armëpushimi i arritur në Libi ofron një mundësi për rifillimin e dialogut për një zgjidhje politike.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Marrëdhëniet e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell në një mesazh të postuar në llogarinë e tij në Twitter ka deklaruar se e mirëpret armëpushimin e arritur në Libi.

“Armëpushimi do të ofrojë një mundësi për rifillimin e dialogut për një zgjidhje politike në Libi. Tashmë të gjitha palët duhet ta zbatojnë armëpushimin”, ka shkruar Borrell.

Ai më tej ka nënvizuar se BE-ja është e gatshme të ofrojnë mbështetje ndaj punimeve të zhvilluara në praninë e procesit të Berlinit dhe Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe se të gjithë libianët e meritojnë paqen dhe mirëqenien.

Ndërsa në anën tjetër edhe presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli nëpërmjet një deklarate me shkrim njoftoi se e mirëpret njoftimin për armëpushim. “Ndalimi i konflikteve të armatosura është hapi i parë në drejtim të drejtë. BE-ja ka bërë shumë përpjekje për këtë”, tha ai.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin në një takim të zhvilluar më 8 janar u bënë thirrje për armëpushim të gjitha palëve në Libi.

Armëpushimi hyri në fuqi më 12 janar pas pranimit nga forcat e Haftarit të cilët luftojnë kundër Qeverisë së Pajtimit kombëtar në Libi.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Dy të arrestuar në jug të vendit, njëri me armë në taksi, tjetri transportonte…

Policia e Vlorës ka zhvilluar brenda 24 orëve tre...

Deklaratat e ministres serbe për Kosovën, debate në Komisionin e Jashtëm

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike në Komisionin për Evropën dhe...

Rubio: Vizita e Xi Jinping mbetet ende në fuqi

 Përgatitjet për vizitën e planifikuar të presidentit kinez Xi...

Vezë me emrat e deputetëve në protestën para Kuvendit, policia rrethon institucionin

E ndërsa seanca plenare e cila do të mbahet...