BE i ofron ndihmë Libisë pas përmbytjeve shkatërruese

Më datë:

Bashkimi Evropian i ka ofruar ndihmë Libisë, pasi vendi u përfshi nga një stuhi e fuqishme, që shkaktoi vdekjen e mijëra personave dhe dëme masive, tha sot në platformën X, përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell.

“BE-ja po ndjek situatën nga afër dhe është e gatshme të ofrojë mbështetje”, shkroi Borrell.

“I pikëlluar nga imazhet e shkatërrimit në Libi, të shkaktuara nga kushtet ekstreme të motit që kanë çuan në humbjen tragjike të shumë jetëve”, shtoi ai.

Një stuhi e fuqishme që përfshiu Libinë Lindore shkaktoi vdekjen e mijëra personave dhe dëme masive.

Kryeministri i caktuar dhe ministri i Financave i një prej qeverive rivale në vendin e përfshirë nga lufta civile, Osama Hammad tha se mund të jenë vrarë mbi 2 000 persona.

Zëdhënësi i Ushtrisë Kombëtare Libiane (LNA) gjeneral-major Ahmed al-Mismari tha se rreth 2 000 persona kishin vdekur në qytetin lindor të Dernas.

Ndërsa 5 000- 6 000 persona janë raportuar të zhdukur.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Deputetët ratifikojnë marrëveshjen për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë ratifikuar marrëveshjen ndërkombëtare...

Ish-ministri në fokus të SPAK, kërkohet rikthimi në burg i Lefter Kokës

Dy muaj nga vendimi i apelit të posaçëm që...

Kërkoi pafajësinë, Gjykata e Posaçme e Apelit lë në fuqi vendimin për Jurgis Çyrbjen

Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi vendimin...

Emërohet zëvendësinspektorja e Lartë e Drejtësisë

Inspektori i Lartë i Drejtësisë zhvilloi procedurën për përzgjedhjen...