21.5 C
Tirana

BE i bën thirrje Rusisë të tërheqë masat e reja tregtare për Ukrainën lindore

Më datë:

Bashkimi Evropian i bëri thirrje sot Rusisë që të tërheqe procedurat e thjeshtuara tregtare për rajonet Donetsk dhe Luhansk në Ukrainë, sepse shkel integritetin territorial të vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të lëshuar nga Zyra e shefit të politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, blloku dënoi dekretin presidencial rus për masat e thjeshtuara tregtare për të nxitur tregtinë midis Rusisë dhe rajoneve Donetsk dhe Luhansk të Ukrainës.

“Ne i bëjmë thirrje Rusisë të revokojë këtë vendim dhe të ndalojë marrjen e masave të njëanshme që vetëm sa provokojnë përkeqësim të mëtejshëm të konfliktit në Ukrainën lindore”, thuhet në dokument.

Sipas BE-së, dekreti i nënshkruar nga presidenti rus Vladimir Putin më 15 nëntor “synon të ndajë më tej zonat e kontrolluara përkohësisht joqeveritare të Donetskut dhe Luhanskut” dhe “të shkelë sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, përfshirë edhe kontrollin doganor”.

Deklarata vazhdon duke thënë se masat ruse janë kundër objektivave të Marrëveshjeve të Minskut që synojnë vendosjen e paqes në lindje të Ukrainës.

Në vitin 2014, Moska filloi të mbështesë forcat separatiste në lindje të Ukrainës kundër qeverisë qendrore, një politikë që ajo e ka mbajtur gjatë shtatë viteve të fundit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Depozitimi i mbetjeve/ PD: Bashkia Durrës i jep 6.2 mln euro kompanisë nën sekuestro nga SPAK

Partia Demokratike akuzon Bashkinë e Durrësit për një tjetër...

Dialogu për krijimin e qeverisë, Vjosa Osmani: Kosova nuk është e izoluar nga partnerët strategjikë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e cila qëndron këto...

“Të dielën ndryshon ora: Ditët bëhen më të shkurtra, netët më të gjata”

Të dielën, akrepat e orës do të kthehen pas. Mes...

Balotazhi në 18 komuna në Kosovë, mbi 1.3 mln qytetarë me të drejtë vote

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka miratuar Listën...