Bashkëpunëtorë të Gylenit, Turqia arreston rreth 200 persona, mes tyre ushtarë

Më datë:

Policia turke arrestoi ditën e sotme 198 persona, përfshirë ushtarë, për lidhje të pretenduara me grupin që fajësohet për një përpjekje grushti shteti 2016, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu. Dhjetëra mijëra njerëz janë arrestuar në Turqi, kundër lëvizjes së predikuesit mysliman me qendër në SHBA, Fethullah Gylen, që nga përpjekja për grusht shtet më 2016.

Ankaraja thotë se përpjekja për rrëzimin e presidentin, Reccep Tayip Erdogan ishte urdhëruar nga Gulen, por ai e mohon fuqishëm akuzën. Turqia pothuajse në baza ditore lëshon urdhër-arreste pavarësisht kritikave nga aleatët perëndimorë dhe mbrojtësit e të drejtave të njeriut.

Flamuri i Turqisë dhe ai i Bashkimit Evropian. Kryeprokurori i Izmirit lëshoi 304 urdhërarreste, përfshirë 295 kundër personelit ushtarak aktiv, raportoi Anadolu.

Ndërsa zyra e kryeprokurorit publik të Ankarasë tha të martën se lëshoi 47 urdhra arrestimi si pjesë e dy hetimeve të ndara. Kritikët qeveritarë thonë se Ankaraja po godet disidentët, por zyrtarët turq argumentojnë se bastisjet janë të nevojshme për të hequr ndikimin e Gylenit në organet shtetërore. Më shumë se 100.000 punonjës të sektorit publik janë shkarkuar ose pezulluar nga puna për lidhje të dyshuara me Gulenin që nga korriku i vitit 2016.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Deklarata e Spiropalit: Politika shqiptare duhet të tejkalojë logjikën e “fituesit absolut”

Ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali ka reaguar mes valës...

Vajza vret të ëmën me thikë në Kurbin, mjekja e raportoi si vdekje natyrale

Një ngjarje e rëndë është zbuluar, këtë të shtunë,...

Gonxhja nga Pogradeci: Po ndjekim me vëmendje protestën, kërkohet analizë e thellë dhe dialog

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka...

Nga Tirana sërish në Zvërnec, qytetarët protestë kundër ndërtimit të resortit

Siç ishte lajmëruar ditë më parë, në Zvërnec është...