15.5 C
Tirana

Basha uron besimtarët myslimanë nga Shkodra: Gëzuar festën e madhe të shpresës! Zoti iu begatoftë!

Më datë:

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka shkuar këtë paradite në Shkodër, ku po zhvillon një vizitë në Myftininë e qytetit verior, me rastin e festës së Fiter Bajramit.

Përpara se të hynte në mjediset e Xhamisë së Parrucës, ku ndodhej myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, kreu i opozitës ka takuar disa qytetarë shkodranë, të cilëve iu ka uruar Fiter Bajramin.

Pas takimeve në xhami, Basha ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për Fiter Bajramin, teksa e ka cilësuar këtë festën e madhe të shpresës dhe besimit.

“Nga zemra ju uroj të gjithë besimtarëve myslimanë, gjithë vëllezërve dhe motrave, gëzuar festën e Fiter Bajramit, festën e madhe të shpresës dhe besimit. Në veçanti uroj agjëruesit që kanë mbyllur një muaj sakrificash dhe sprovash. Zoti ua pranoftë agjërimin, lutjet, i begatoftë ata dhe familjet e tyre, e të gjithë shqiptarët. Zoti e bekoftë Shqipërinë”, ka thënë Basha.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ukraina në prag të kolapsit financiar, Von der Leyen me dy opsione

“Kam propozuar dy opsione të ndryshme për Këshillin Europian...

Vrasja brenda në komisariat/ Gjykata e Lartë merr vendim: 30 vite burg për Ludian Zaimin

Gjykata e Lartë refuzoi kërkesën e ish-policit Ludian Zaimi,...

Bruksel, Kryeministri Rama takon Presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot më 17 dhjetor 2025...