12.5 C
Tirana

Basha thirrje socialistëve: Ejani bashkohuni në marshimin tonë drejt ndryshimit.

Më datë:

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha iu ka bërë thirrje socialistëve që t’i bashkohen marshimit drejt ndryshimit, duke mbështetur kështu PD-në.

Kreu i PD-së nga Ndroqi i Tiranës tha se rreziku më i madh për Shqipërinë është një mandat i tretë për Edi Ramën.

“Ky është vendi ynë, i shqiptarëve, që presin BE. Ne jemi një familje, një popull, një komb. Sot kam një thirrje për socialistet dhe socialistët e ndershëm, për mbështetësit e PS në vitet e kaluara të cilët i takoj ditë për ditë tek vijnë e bashkohen me ndryshimin.

Por edhe ata të cilët me zemrat e tyre e dinë se nuk mund të vazhdohet më kështu.

Ju jeni vëllezërit dhe motrat tona, ne jemi një familje. Ju keni vuajtur të njëjtat sfida, keni të njëjtat shpresa e dëshira për fëmijët tuaj, për familjet tuaja, ndaj ju ftojmë ejani bashkohuni në marshimin tonë drejt ndryshimit.

Ndryshimi i vërtetë që do të bëjë të mundur vende pune, ulje të kostos së jetesës. Tani që e ka kuptuar që ka humbur kërkon që të bëhet pjesë e qeverisës së aleancës për ndryshim. Përgjigja ime është jo.

Sepse siç e ja thënë dikur vetë; kur ke pasur 8 vite dhe ske arritur dot ato që ke premtuar, si arrin dot për 4 vite të tjera.

Sot shqiptarët e dinë, se rreziku i vërtet, rreziku më i madh për familjet tona, për shqiptarët, është një mandat i tretë për Edi Ramën, Ndaj të bëhemi bashkë të gjithë, për ndryshimin”, tha Basha.

 

 

 

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Allushi: Bie lehtë niveli i Vjosës tek Ura e Mifolit, 10 familje të evakuuara

Në Novoselë të Vlorës ka filluar tërheqja e ujërave...

Prokuroria Fier sekuestron 15 prona e llogari bankare të dy vëllezërve të dënuar në Angli

Prokuroria e Fierit, sekuestroi 15 pasuri të luajtshme dhe...

Pezullim dhe bllokim pasaporte për Ballukun, GJKKO: Hetime për disa tendera në fokus

Gjykata së Posaçme për zëvendëskryeministren, Belinda Balluku, ndaj të...

Rama mbështet Ballukun pas pezullimit: Nuk do të ketë konflikte me drejtësinë

Pas konferencës së përbashkët me komisioneren e BE për...