9.5 C
Tirana

Basha përkujton Azem Hajdarin: Të vazhdojmë përpjekjet për lirinë

Më datë:

Kreu i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, përkujtoi sot heroin e demokracisë, Azem Hajdari në 26-vjetorin e vrasjes.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Basha shkruan se Azemi dha gjithçka për Shqipërinë që ne ëndërrojmë: një vend të lirë, të drejtë dhe të barabartë për të gjithë.

“26 vite më parë jeta dhe ëndrrat e tribunit të lirisë Azem Hajdari u prenë në mes. Zemrat tona janë sot plot dhimbje dhe krenari, teksa kujtojmë Azem Hajdarin, heroin e demokracisë shqiptare. I riu që u kthye në lider, lideri që kthye në simbol, simboli që u kthye në frymëzim, duke ndezur shpirtin e një kombi të tërë në kërkim të lirisë”, tha ai.

Basha tha se “amaneti i tij është një thirrje për çdo demokrat dhe çdo shqiptar, çdo të ri e të re që e sheh të ardhmen të kërcënuar nga diktatura e korrupsionit – të qëndrojmë, të vazhdojmë përpjekjet për lirinë, për të drejtat tona dhe për një të ardhme më të mirë”.

“Edhe sot ne dhe çdo i ri frymëzohet nga guximi dhe vizioni i pavdekshëm i Azem Hajdarit”, tha Basha.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“SPAK nën hetim zv.kryeministren Balluku, kontroll në dy banesa dhe një zyrë të bashkëpunëtorëve të saj”

SPAK ka kryer kontrolle në banesat e disa bashkëpunëtorëve...

Metsola kërkon reforma para zgjerimit të BE-së

Të 27 udhëheqësit ende nuk janë gati që të...

Gjenerali amerikan Wesley Clark do të dëshmojë në mbrojtje të Hashim Thaçit në Hagë

Gjenerali amerikan Wesley Clark do të dëshmojë në mbrojtje...