10.5 C
Tirana

Basha nga Saranda: Sot nis rrugëtimi nga Jugu në Veri të Shqipërisë

Më datë:

Kreu i PD Lulzim Basha ndodhet sot në Sarande nga ku bëri me dije se është një ditë e veçantë.

Përpara mbështetësve të tij, Basha tha se do të jetë sot në 9 qytete të Shqipërisë, për simboliken e numrit 9 të fletës së votimit qee mban PD.

“Mirëmëngjes nga perla e Mesdheut. Saranda e bukur e shpresës e bujarisë. Sot është një ditë e veçantë ku nis sot rrugëtimi nga Saranda, sot do të jem në 9 qytete të Shqipërisë, 9 për ndryshim.

Nga Saranda, në Tropojë, anembanë vendit aty ku entuziazmi për ndryshim është i jashtëzakonshëm. Ditën që do të nisë javën drejt së dielës së 25 prillit ku fitorja do t’i takojë çdo shqiptari.

E kanë lënë për tetë vite rrugën Kardhiq Delvinë pa mbaruar. Energjia ka problemet e saj, që dëmton ekonomitë sarandiote.

Tetë vite nuk ka bërë asgjë dhe tani dështimi po troket prap në derën tuaj dhe kërkon edhe katër vite të tjera. nuk do tjs hapim derën dështimit. Më 25 prill do të zgjedhim ndryshimin, tha Basha.

Mësohet se krahas Sarandes, Basha do të jetë sot edhe në Delvinë, Tepelenë, Levan, Shijak, Krujë, Kurbin, Mirdite dhe Tropojë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Seanca për Ballukun dhe dy vartësit e saj përfundon, masat e sigurisë nuk ndryshojnë

Pas më shumë se 5 orë, kanë dalë nga...

Seanca për Ballukun dhe dy drejtuesit e tjerë shtyhet, GJKKO tërhiqet për vendim

Gjykata e Krimeve të Rënda dhe Korrupsionit, GJKKO, është...

Samiti i G20 në Afrikën e Jugut, do të diskutohet plani i paqes për Ukrainën

Kryeministri britanik Kier Starmer ka deklaruar se aleatët e...

“Metamorfoza 2”, 12 vite burg për ish-shefin e Krimeve. Sa janë dënuar të pandehurit e tjerë

Gjykata e Posaçme AntiKorrupsion (GJKKO) ka dhënë sot, 22...