8.5 C
Tirana

Basha nga Fieri: Ju jap fjalën, që ditën e parë do më keni në shërbimin tuaj

Më datë:

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha nga Fieri u shpreh optimist për rezultatin e zgjedhjeve, ndërsa theksoi se PD ka marrë mbështetjen e të gjithëve.

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarë të ndryshëm, lideri demokrat tha se ka marrë mijëra mesazhe nga intelektualë të mëdhenj të vendit, ku i shprehin mbështetje, duke pohuar se do të jetë në shërbim të qytetarëve që ditën e parë sapo të zgjidhet kryeministër.

“Kam marrë mijëra mesazhe nga intelektualë të mëdhenj në vend, na mbështesin.

Ndryshimi është i pandalshëm.

Mbaj mend kur vija të shtunave këtu, edhe byrektorja ishte shkretëtirë.

Ishte një tmerr i vërtetë.

Kemi plan konkret për rininë në veçanti.

Kemi plan për të ndalur emigracionin. Na duhen njerëz të kualifikuar për të nxitur investimet e huaja.

Potenciali nëntokësor i Shqipërisë është i pashfrytëzuar, ose i keqshfrytëzuar.

Ne mund të bëjmë që këto pasuri të kthehen në vende pune. Duhet t’i japim fund monopoleve, oligarkisë, etj.

Që të vijnë investimet e huaja, duhen punonjës të kualifikuar. Plani ynë është i detajuar për të bashkuar këto kërkesa, që kryeministri të mos jetë ortake me biznesin.

Korrupsioni në vendin tonë është më i larti. Doli dhe raporti i ‘Transparency International’. Ju jap fjalën, që në ditën e parë do të më keni në shërbimin tuaj.

Kini besim.

Ju keni qenë të vegjël ku u hapën vizat.

Fierakët dhe gjithë shqiptarëve iu dukej e pabesueshme.

Nuk duhet të dorëzohemi, jemi kockë e fortë.”, tha Basha.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Beqaj kundër vendimit të Kushtetueses: Shfuqizimi i “arrestit me burg” është i paefektshëm

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka reaguar publikisht pas...

Mashtruan qytetarët me premtime për apartamente, arrestohet çifti në Tiranë

Iu merrnin shuma të mëdhaja parash, qytetarëve, duke i...

Spiropali: Viti 2026, vendimtar për mbylljen e procesit teknik të negociatave me BE-në

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali...

KLGJ ia “pasoi” ILD-së rastin e Irena Gjokës, reagon PD: Përpjekje për zvarritje të çështjes!

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka reaguar pas vendimit...