10.5 C
Tirana

Basha del në deklaratë urgjente: Jemi fitues, PS ka humbur thellë në bastionet e tyre historike

Më datë:

Kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi sot se opozita është fituese e zgjedhjeve të 25 prillit. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Basha tha se rezultatet paraprake që nxjerrin fituese Partinë Socialiste lidhen me raportimin e KQZ.

Basha tha se sistemi parashtron që kutitë e para që numërohen janë të Partisë Socialiste, por edhe në ato zona tha ai, bastionet historike të PS janë të humbura, referuar edhe pjesëmarrjes.

Lulzim Basha: Dua të falenderoj të gjithë mediat për punën që keni bërë. Siç e dimë qendrat e para që numërohen janë qendrat e Partisë në pushtet.

Thënë kjo, PS ka humbur thellë, në Tiranë, dhe qëndrat e tjera në Përmet, Këlcyrë etj.

Kemi të bëjmë me një fitore të thellë të PD.

Ky është fillimi.

Pas kutive që shpresonin të kishin bastion, si zona 10 në Tiranë, ku PD ka një rritje me 30%, apo në Memaliaj ku janë ndëshkuar nga qytetarët, do të vijë radha e kutive të tjera.

Kur janë ndëshkuar në bastione, vota në ndryshim do të vazhdojë.

Fitorja jonë do të konfirmohet në të gjithë vendin.

Me projeksionet aktuale e dinë çfarë i pret, ti lënë lojërat. Duan të bllokojnë numërimin.

Numërimi do të vazhdojë, vullneti i popullit është në kuti. Vazhdoni punën sipas ligjit.

 

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Shqipëria përballë Një Valë Krimesh: Historia e Tre Vrasjeve që Ndryshuan Ndjenjën e Sigurisë”

DURRËS Pjetër Kodheli, 69 vjeç, mbeti i vrarë këtë të...

Ankimimi për shkarkimin nga detyra, Kushtetuesja njofton Erion Veliajn për seancën e 31 tetorit

Gjykata Kushtetuese ka njoftuar zhvillimin e seancës plenare publike...

Deputetët e PD-së takojnë delegacionin e BE: Zgjedhjet e 11 majit, një farsë elektorale

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi,...

Miratohen marrëveshjet e huas me BERZH dhe BEI për Korridorin VIII hekurudhor

Komisioni i Ligjeve miratoi sot dy marrëveshje të huas...