Nëpërmjet një statusi në Twitter, Bardhi ka shkruar se Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka detyrimin ligjor të shprehet menjëherë për kërkesën e PD për regjistrim dhe se zvarritja që po bëhet është e paligjshme
“Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka detyrimin ligjor të shprehet menjeherë për kërkesën e PD për regjistrim.
Zvarritja që ai po bën, është e paligjshme, është e papranueshme.
Ai kishte detyrimin të merrte vendimin të shtunën në orën 10:00.
Edhe KAS-i konstaton se vendimi i tij ka rënë nga fuqia në orën 10 të datës 11.03.2023.
Pse po fshihet Ilirjan Celibashi? Cili është interesi i tij politik për zvarritjen e vendimmarrjes?
Përgjigja është vetëm një: Ilirjan Celibashi po pengon politikisht regjistrimin e PD!”, ka shkruar Bardhi.
2/2. Edhe KAS-i konstaton se vendimi i tij ka rënë nga fuqia në orën 10 të datës 11.03.2023. Pse po fshihet Ilirjan Celibashi? Cili është interesi i tij politik për zvarritjen e vendimmarrjes? Përgjigja është vetëm një: Ilirjan Celibashi po pengon politikisht regjistrimin e PD!
— Gazment Bardhi (@GazmentBardhi) March 13, 2023


