13.5 C
Tirana

Bardhi: U urdhërua administrata e Bashkisë të bëjë presion mbi drejtësinë.

Më datë:

Në Kuvend u diskutua edhe për faktin se shumë simpatizantë të kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u mblodhën përpara GJKKO-së. Bardhi u shpreh se është urdhëruar administrata e Bashkisë që të ushtrohet presion ndaj institucioneve të drejtësisë.

Ndërsa, ministri Hoxha replikoi, duke thënë se nuk ka qenë një protestë, por përpara GJKKO ishin simpatizantë dhe se nuk ka pasur incidente.

Gazment Bardhi: Pjesëmarrësit dje kanë penguar makinën e policisë që të dilte nga GJKKO, që po merrte një të akuzuar për korrupsion. U urdhërua administrata e Bashkisë që të ushtrohet presion ndaj institucioneve të drejtësisë. Ata njerëz paguhen për t’ju shërbyer qytetarëve dhe jo të shkojnë aty të bëjnë presion ndaj drejtësisë.

Ervin Hoxha: Dashamirës të Bashkisë janë grumbulluar përpara GJKKO për të mbështetur kryetarin e Bashkisë. Nuk ka qenë një protestë e lajmëruar më parë. Jemi në kushtet kur simpatizantët kanë dashur që të jenë prezent kur jepet gjykimi. Ka pasur prezencë policore në vendngjarje. Policia e Shtetit nuk braktisi detyrën. Nuk ka pasur asnjë incident.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Korçë, zbulohet një pikë e lojërave të fatit, në pranga 25-vjeçari pronar i lokalit

Policia e Korçës ka zbuluar një lokal në qytet...

Sekuestrohen në Sarandë pasuri me vlerë rreth 12 milionë euro

 Prokuroria e Sarandës, sekuestroi pasuri me vlerë rreth 12...

PL: Rritja e çmimit të biletës në linjat Kamëz-Tiranë, pasojë e keqqeverisjes

https://www.youtube.com/live/0ooq6h8FjAA?si=Gvn9fJ3z-Q6-b6vw&t=67 Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun pranë Partisë së Lirisë,...

Kosova pa qeveri: Kurti tregon opsionet e opozitës për zgjedhje ose qeveri të përkohshme

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, pas një...