Bardhi: Reforma zgjedhore nuk do të diktohet nga qeveria e votave të blera

Më datë:

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, duke komentuar arritjet në Reformën Zgjedhore, shkruan ndër të tjera se pavarësisht se ‘Propaganda është më e ethshme se asnjëherë për të mbuluar thelbin e asaj që u arrit me ndërmjetësimin e partnerëve ndërkombëtarë, Reforma Zgjedhore nuk do të diktohet nga qeveria e votave të blera’.

‘Propaganda është më e ethshme se asnjëherë për të mbuluar thelbin e asaj që u arrit me ndërmjetësimin e partnerëve ndërkombëtarë:

1.Reforma zgjedhore nuk do të diktohet nga qeveria e votave të blera.

2.Vendimet për reformën zgjedhore do të marren me konsensus jashtë Parlamentit ilegjitim.

3. Parlamenti është vetëm noter formal i vendimeve të tryezës politike.

Përfaqësimi në tryezën e reformës zgjedhore me një nga arkitektët e blerjes së votës është në turpin e PS. Në dorën tonë nuk është të zgjedhim kundërshtarin, por të bëjmë çdo gjë për zbatimin e reformës zgjedhore, që çon vendin drejt zgjedhjeve.

Në dorën e qeverisë është të heqë gjendjen e jashtëzakonshme dhe t’u hapë rrugë zgjedhjeve të lira e të ndershme’.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Dallgët godasin pesë të rinj – bilanc paraprak me dy të zhdukur dhe tre të plagosur rëndë

Një ngjarje mjaft e rëndë raportohet pasditen e kësaj...

Sali Berisha mbron projektin në Zvërnec: Toka është private, investimet e huaja janë të mirëpritura

https://www.youtube.com/live/pIvRi5RdtL8?si=XnMBcZSXe3P9675D Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar ndaj...

Vrasja e Martin Canit, shtyhet vendimi i Apelit për autorin Mario Përlleshaj

Gjykata e Apelit ka shtyrë dhënien e vendimit për...

Costa në Prishtinë, takime me Haxhiun dhe Kurtin

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të...