16.5 C
Tirana

Bardhi-Ramës: Je pak i rënduar këtë periudhë, s’ke faj

Më datë:

Pa vonuar, ka një kundërpërgjigje të kreut të grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi për kryeministrin e vendit Edi Rama. Po përmes një postimi në “X”, Bardhi i thotë Ramës se “koordinatori juridik ose s’e ke kuptuar se çfarë të ka thënë, ose të ka gënjyer”.

“Koordinatori të paska ngrënë “dardha e mollë” pas shpine! Pyete edhe një herë “koordinatorin juridik. Gjasat janë që s’ke kuptuar gjë, sepse jo vetëm s’merr vesh nga ligji, por këtë periudhë je pak i rënduar psikologjikisht. S’ke faj: u bënë shumë dardhë e shumë mollë pas shpine! Deri tek “molla e dardha” e radhës merre qetë, dhe ndaje mendjen kam shpifur për ty apo vlla Olsin!”, shkruan demokrati.

https://twitter.com/GazmentBardhi/status/1894345674939851178

Nga ana tjetër,Rama vë theksin se Bardhi duhet të dorëzojë faktet në gjykatë për të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij (duke përdorur Olsi Ramën) dhe jo të shtyjë seancat përmes avokatëve me “llafe boshe”.

Teksa SPAK e ka thënë fjalën e fundit lidhur me akuzat për Olsi Ramën, për laboratorin e drogës në “Xibrakë”, tanimë një tjetër proces gjyqësor po zhvillohet. A do të provohet se Bardhi ka shpifur, apo e kundërta? Kjo mbetet për t’u parë në vijim, ndërsa duket se nga të dyja palët (Rama-Bardhi) ka konsistencë mbi qëndrimet e tyre.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Rrezikon deri në 35 vite” – SPAK për Belinda Ballukun

Belinda Balluku rrezikon deri në 35 vite burg. Kjo...

Berisha denoncon Ramën: “AKSHI tejkalon çdo krim”, tregon skenarin e protestave

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka treguar se cili...

SPAK: Dëshmitarët e Ballukut janë kërcënuar gjatë seancave të mbyllura

Këshilli i Mandateve është mbledhur sot në orën 10:00...

I akuzuar për korrupsion dhe trafik droge, arrestohet 64-vjeçari, pritet ekstradimi në Itali

BERAT- Adriano Patozi 64-vjeçari është arrestuar nga policia pasi rezulton...