14.5 C
Tirana

Bardhi: Qëllimi i paketës fiskale, t’i falni bizneseve 2 miliardë euro detyrime ndaj shtetit

Më datë:

Kryetari i grupit parlamentar në Partinë Demokratike, Gazment Bardhi, në fjalën e tij në Kuvend tha se PD është kundër Paktës Fiskale, pasi qeveri synon që t’u falë bizneseve pranë qeverisë 2 miliardë euro detyrime ndaj shtetit shqiptar.

“Qëllimi i vetëm i këtij buxheti dhe paketës fiskale, të cilëve i keni lënë deputetëve vetëm 24 orë kohë për të diskutuar, është që ju t’i falni bizneseve të oborrit qeveritar 2 miliardë euro detyrime ndaj shtetit shqiptar. Nuk doni të diskutohet paketa fiskale. Nuk doni që shqiptarët të mësojnë se cili është synimi i vërtetë i paketës fiskale që shoqëron buxhetin. Ndërkohë që miliardëve në vend i falni 2 miliardë euro detyrime pensionistëve po bëni sikur po u rrisni pensionin”, tha Bardhi.

Bardhi shtoi se “në shkelje totale të rregullores së Kuvendit, në kundërshtim me Kushtetutën qeveria solli projekt-buxhetin pa ligjet financiare që e shoqërojnë atë”.

“Dy javë pasi kishte filluar diskutimi i buxhetit qeveria solli 8 projekte ligje si pjesë e projektligjeve që shoqërojnë buxhetin e shtetit.  Ju pa kaluar as 24 orë, të hënën i shqyrtuat dhe miratuat 8 ligje të paktës fiskale në dy ore diskutime, pa dëgjuar asnjë institucion asnjë prej grupeve të interesit pa zhvilluar asnjë seancë dëgjimore i shqyrtuat dhe miratuat dhe menjëherë i futët në seancë. Nuk është bërë asnjë javë që paketa fiskale ka ardhur në Kuvend”, u shpreh Bardhi.

Duke ju drejtuar kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshit, Bardhi tha se ka dalë jashtë rolit si kryetar.

“Ju nuk njihni as Kushtetutë as rregullore, njihini vetëm porosi politike dhe po cenoni në mënyrë flagrante rregullat e bashkëjetesën mes palëve në këtë sallë”, tha Bardhi.

Bardhi shtoi se një ligj i zakonshëm nuk mund të shqyrtohet në këtë seancë plenare pa u përmbushur dy javë nga momenti i depozitimit.

“Ndërsa ju doni të kaloni 8 projektligje paketë fiskale me të cilat i falni 2 miliardë euro detyrime ndaj buxhetit të shtetit dhe i jepni vetëm 24 orë kohë deputetëve të Kuvendit që të njihet me përmbajtjen e këtyre ligjeve”, tha Bardhi.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Gjiknuri dhe Bylykbashi letër ODIHR dhe Venecias, kërkojnë ndihmë për ekspertizë për reformën zgjedhore

Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, i ka...

Reshjet e dendura izolojnë disa fshatra në Mirditë, dëmtime të shumta në rrugë dhe ura

Reshjet e dendura të shiut kanë krijuar probleme serioze...

I vunë tritolin biznesit në Kamëz, lirohen dy nga të arrestuarit

Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar masat e sigurimit...

Tabaku: Të vendosim minimumin jetik, buxheti i ka të gjitha mundësitë

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku prezantoi sot në...