22.5 C
Tirana

Bardhi: Gjobat për ndërtime për strehim janë shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese

Më datë:

 Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi iu drejtua sot deputetëve të mazhorancës se “është Gjykata Kushtetuese që iu ka thënë që ligji që keni miratuar dhe këto veprime terrori ndaj qytetarëve bien ndesh me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”.

Duke folur në Kuvend lidhur me nismën e propozuar nga Partia Socialiste për një ligj për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje në zonat rurale dhe që kërkon të kalojë me procedurë të përshpejtuar, Bardhi duke iu drejtuar ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja tha se “si ministër Drejtësie duhet të informosh qytetarët që gjobat nuk po ua shfuqizon, ti gjobat i ka shfuqizuar me vendimin numër 15 datë 22 .6 2022 Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, e cila ka shfuqizuar shkronjën E të pikës 1 të nenit 52 të ligjit 107/2014 për “Planifikimin dhe zhvillimin e territorit në pjesën që parashikon dënim me gjobë për kryerjen e punimeve pa lejë për plotësimin e nevojave për strehim”.

“Në kundërshtim flagrant me vendimin e Gjykatës Kushtetuese institucionet në varësinë tuaj kanë vijuar të zbatojnë një ligj të shfuqizuar në vitin 2022 nga kjo gjykatë”, tha Bardhi.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së tha se “ajo që po sillni ju sot këtu nuk është as më shumë dhe as më pak zhbërja e një veprimtarie terrori antikushtetues ndaj qytetarëve të Republikës së Shqipërisë për gjoba që Gjykata Kushtetuese i ka shfuqizuar dhe ju për interesa kriminale presioni për zgjedhjet e 2023 i gjobisnit qytetarët në këmbim të presionit për votë”.

“Sot sigurisht ka një raport të dalë nga KLSH i cili e ka konsideruar këtë një grabitje ndaj qytetarëve dhe kjo është arsyeja pse ju për të shmangur përgjegjësinë penale, duke menduar ju, por nuk keni për të shmangur, keni sjellë me urgjencë një projektligj që bëni sikur ia keni falur gjobat që në fakt ia ka konstatuar si antkushtetuese, ia ka shfuqizuar Gjykata Kushtetuese me vendimin numër 15 datë 22.6.2022. Të ishte për ju qytetarët shqiptarë do të vazhdonit t’i gjobisnit për çati, dritare, banjo , kasolle, avlli dhe për gjithçka. Por është Gjykata Kushtetuese që iu ka thënë ai ligj që keni miratuar dhe këto veprime terrori ndaj qytetarëve bien ndesh me kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”, nënvizoi Bardhi.

Nga ana tjetër, kryetari i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha se gjobat janë të paligjshme dhe se vetë qeveria i ka vendosur duke i përdorur si presion kriminal.

“Këto gjobat i vendosi Berisha dhe opozita apo i vendosi Edi Rama, ky që ka qenë drejtor i IKMT-së apo ju të tjerët për të terrorizuar qytetarët? Ato gjoba janë të paligjshme, janë presion kriminal i strukturave të tërhequra prej jush. E treta shqetësimi që ne po ngremë është se ju po e shkruani ligjin tani e thatë se ka një kërkesë për një projektligj që ju nuk e keni sjellë. Po e presim ka kaluar një orë dhe nuk ka ardhur akoma. Ju si kukulla ngaqë nuk pyesni çfarë votoni dhe të gjithë ngrini kartonin jeshil. Nuk ka në rend ditë asnjë projektvendim të tillë”, tha Bardhi.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet që parashikohen

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea...

Behgjet Pacolli pas daljes nga Prokuroria e Tiranës: Dhashë informata mbi çështjen!

Biznesmeni i njohur Behgjet Pacolli është paraqitur sot, 31 tetor, në...

Berisha komenton seancën e Veliajt: U shkelën procedurat ligjore të arrestimit të tij

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë...

Nis takimi i Osmanit me liderët e partive parlamentare

Ka nisur takimi i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani...