Banorët e prekur nga tërmeti në Turqi e kalojnë natën jashtë në temperatura nën zero

Më datë:

Tërmeti i mbrëmshëm në Turqi me magnitudë 6.8 të shkallës rihter, përveç 22 jetëve të humbura deri më tani, ka lënë pa banesa shumë persona.

Mes frikës dhe panikut që i ka pushtuar banorët e pjesës lindore të Turqisë, ku epiqendra ishte qyteti i Elazigut, e kaluan natën jashtë në temperatura nën zero.

Banorët e prekur u strehuan në palestrat e sportit apo salla konferencash si dhe në sheshet dhe parqet e qyteteve.

Ndërkohë, qytetarët shprehen se tashmë kanë frikë të kthehen në banesat e tyre, ndërsa ndajnë edhe momentet e tmerrit me rrëfime në mediat turke.

“Kemi frikë që të hyjmë në shtëpi pas asaj që ndodhi. Shteti ynë po kujdeset për ne. Erdhën dhe ministrat tanë. I falënderojmë të gjithë për interesimin”, tha një prej banorëve të prekur nga tërmeti.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Automjeti i punonjësit të policisë në Vlorë digjet, hetime për urdhër kriminal nga burgu

Digjet qëllimisht një automjet në pronësi të një punonjësi...

Protesta dhe përplasjet, Berisha ngre akuza për përdorim të mjeteve të forta nga policia

Një ditë pas protestës së PD, Berisha ka dënuar...

Nga “Mine Peza”, Balliu denoncon dhunën dhe akuzon policinë

Nga “Mine Peza”, ku vizitoi të ndaluarit e protestës...