17.5 C
Tirana

Bangladesh, mbi 50 të vdekur nga ethet e dengit

Më datë:

Përveç pandemisë së COVID-19, Bangladeshi po lufton edhe me ethet e dengit, një infeksion viral i përhapur nga mushkonjat që ka marrë 54 jetë në vendin e Azisë Jugore që nga janari, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve Shëndetësore, nga 54 vdekje nga ethet e dengit, 50 u regjistruan në kryeqytetin Dhaka.

“Në 24 orët e fundit, ethet e dengit kanë marrë një jetë tjetër dhe kanë infektuar 317 persona, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 13.007”, tha administrata në një deklaratë.

Nga numri i përgjithshëm i infeksioneve, 12.419 raste ose 95 për qind e rasteve u raportuan në Dhaka.

Për shkak të përhapjes së etheve të dengit, popullata po përpiqet të pastrojë shtëpitë, çatitë dhe oborret e tyre.

“Për shumë vite, Dhaka ka qenë vatra e etheve të dengit për disa arsye, të tilla si akumulimi i shiut, uji i ndenjur në kova plastike, vazot me lule dhe mbipopullimi”, tha për AA, Atiar Rahman nga Shkolla Mjekësore Bangabandhu Shejh Mujib.

Ai u bëri thirrje qytetarëve të kenë kujdes për ujin që qëndron kudo në shtëpitë dhe rrethinat e tyre, duke i këshilluar njerëzit që të përdorin rregullisht mjete kundër mushkonjave dhe rrjeteve.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Rama përdori gjeopolitikë për të grabitur 50 mln euro

Kreu i PD, Sali Berisha, theksoi se kryeministri Edi...

Leskaj tërhiqet si drejtues politik i PD-së në Vlorë: Pas 2 vitesh lë edhe mandatin e deputetit

Deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj, theksoi sot se...

Momente paniku në zemër të Romës/ Shembet një pjesë e kullës mesjetare “Torre dei Conti”, plagoset një punëtor

Momente paniku janë regjistruar në qendër të kryeqytetit italian,...

GJKKO merr vendimin, ja sa u dënuan ish-deputeti i PS Çyrbja, Altin Hajri dhe Ahmet Masha

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...