20.5 C
Tirana

Balotazhi në 18 komuna në Kosovë, mbi 1.3 mln qytetarë me të drejtë vote

Më datë:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka miratuar Listën Votuese për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, i cili do të mbahet më 9 nëntor.

Ky vendim u mor gjatë mbledhjes së sotme të KQZ-së, ku u bë e ditur se votimi i dytë do të zhvillohet në 18 komuna, bazuar në rezultatet e raundit të parë.

Komunat ku kandidatët për kryetar do të përballen në balotazh janë: Gjakova, Gjilani, Dragashi, Kaçaniku, Klina, Fushë Kosova, Mitrovica e Jugut, Obiliqi, Rahoveci, Peja, Prishtina, Prizreni, Suhareka, Vitia, Vushtrria, Juniku, Mamusha dhe Kllokoti.

Sipas KQZ-së, numri total i qytetarëve të regjistruar për të votuar në këto komuna është 1,346,397, që është 543 votues më shumë se në raundin e parë të zgjedhjeve lokale më 12 tetor 2025.

Nga ky numër, 1,316,672 votues janë të regjistruar për të votuar në vendvotime, ndërsa 29,725 qytetarë janë regjistruar për të votuar me postë nga jashtë Kosovës.

Lista Votuese është përditësuar duke përfshirë qytetarët që mbushin moshën për të votuar nga 13 tetori deri më 9 nëntor 2025, dhe duke hequr ata që kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës ose kanë ndërruar jetë që nga shtatori i këtij viti.

Raundi i dytë do të zhvillohet në 525 Qendra të Votimit, me gjithsej 1,648 vendvotime. Prej tyre, 507 Qendra të Votimit për votim të rregullt me 1,628 vendvotime, dhe 18 Qendra për votim me kusht me 20 vendvotime.

Gjithashtu, KQZ vendosi edhe për numrin e fletëvotimeve që do të shtypen për balotazhin e kryetarëve të komunave. Do të shtypen 1,158,015 fletëvotime, rreth 16% më pak se numri total i qytetarëve me të drejtë vote.

Ky numër përfshin fletëvotimet për vendvotimet e rregullta, votimin me kusht, votimin e personave me nevoja të veçanta, fletëvotimet rezervë dhe votimin me postë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Depozitimi i mbetjeve/ PD: Bashkia Durrës i jep 6.2 mln euro kompanisë nën sekuestro nga SPAK

Partia Demokratike akuzon Bashkinë e Durrësit për një tjetër...

Dialogu për krijimin e qeverisë, Vjosa Osmani: Kosova nuk është e izoluar nga partnerët strategjikë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e cila qëndron këto...

“Të dielën ndryshon ora: Ditët bëhen më të shkurtra, netët më të gjata”

Të dielën, akrepat e orës do të kthehen pas. Mes...

Të dënuar për kultivim droge, dy të arrestuar në Vlorë

Ndalohen 2 persona të dënuar për kultivim të bimëve...